RMV, Teatri Shqiptar do të hapet në pranverë, premtoi ministrja e kulturës

Në lidhje me 100 ditët e saj në krye të kulturës në Maqedoninë e Veriut, sot zhvilloi konferencë për media ministrja Irena Stefoska, ku foli për punët që janë bërë gjatë mandatit të saj dhe ato që pritet të bëhen në vazhdim, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me Teatrin Shqiptar dua të tregoj se pas shumë viteve përfundimisht Teatri është vendosur në funksion, ka fituar pranim teknik. Po punohet akoma. Po, ishte e paraparë hapja e Teatrit deri në vitin e ri, por drejtori dhe punëtorët vlerësojnë se duhet të kryhen edhe disa punime. Në pranverë Teatri do të jetë i hapur edhe zyrtarisht”, premtoi ministrja.

Ajo sqaroi se inspektimi nga Ministrja e Kulturës është kryer para disa muajve.

Ndryshe, hapja solemne e Teatrit Shqiptar në Shkup që nga nëntori i vitit 2019, ishte në procedurën e pranimit teknik, që nënkupton dhënie të lejes për lëshim në përdorim të objektit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjes.

Teatri Shqiptar i Shkupit ka thuajse 7 vite që është nën rinovim kurse lëshimi në përdorim i së njëjtës vazhdonte të jetë në shtyrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button