RMV, dhënia e vikend-shtëpizave është vepër penale, policia do të inspektojë, paralajmëroi Spasovski

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 30-të kishte vendosur që të shtojë masat kufizuese në lidhje me parandalimin e shpërndarjes së virusit korona. Në këtë seancë gjithashtu u vendos që të ndalohet edhe shfrytëzimi i shtëpizave në këtë periudhë, transmeton Portalb.mk.

Oliver Spasovski, ministri i punëve të brendshme, në lidhje me këtë çështje paralajmëroi se do të vlerësohet si vepër penale shfrytëzimi i këtyre shtëpizave, nëse në të bëhet grumbullimi i personave që nuk i takojnë të njëjtë familje.

“Një nga vendimet ishte edhe në lidhje me dhënien e vikend-shtëpizave njerëzve që organizohen në grupe. Nuk ka ndalese për dhënien e vikend-shtëpizave për familje dhe një familje të mund të shkojë në ndonjë vikend-shtëpizë, megjithatë është vepër penale dhënia e vikend-shtëpizave për grupe të njerëzve”, deklaroi Spasovski.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 30-të miratoi kufizimet e reja që do të vlejnë prej 18 dhjetorit të vitit 2020 deri më 20 janar të vitit 2021, duke kërkuar edhe anulimin e ngjarjeve për festat e fundvitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button