RMV, teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit nuk do të funksionojë, sezoni është hapur sot

Sot është hapur sezoni turistik në Kodrën e Diellit.  Edhe pse drejtori i kësaj qendre turistike nuk përgjigjet në pyetjet tona, burimet e Portalb.mk brenda kompanisë “Elem Turs” thonë se për këtë sezon nuk do të funksionojë teleferiku me gjashtëulëse, shkruan Portalb.mk.

Koha në Kodrën e Diellit sot ishte e bukur dhe me diell, kjo shtyu që numri i vizitorëve të jetë i lartë, marrë parasysh se tashmë është traditë që në ditën e parë të sezonit të skijimit, ski liftet të jenë pa pagesë, kështu, radhët ishin të gjata, sipas videos të publikuar nga Armend Luta, nga iniciativa “Ta shpëtojmë kodrën e diellit”.

 

Përkundër deklarimeve të drejtorit të Kodrës së Diellit, Zivko Aleksovski, se gjasat janë të mëdha që teleferiku me gjashtëulëse të funksionojë këtë sezon, mësojmë se kjo nuk do të ndodhe ndërsa arsyet nuk dihen.

“Jo, këtë sezon nuk do të funksionoje teleferiku me gjashtëulëse” thanë përfaqësues të Elem Turs.

Rikujtojmë se dy ditë më herët, drejtori i Kodrës së Diellit Zivko Aleksovski, për Portalb.mk tha se gjasat janë 99% që teleferiku me gjashtëulëse do të funksionoje këtë sezon turistik.

“99% duhet të funksionojë, është më specifike kjo për shkak të Kovid-19, mbetet të shihet” tha drejtori Zivko Aleksovski.

Çmimet për këtë sezon turistik në Kodrën e Diellit

  • Bileta ditore, e cila vlen nga 9:00 deri në 15:30 – 1000 denarë.
  • Bileta gjysmëditore, e cila vlen prej 12 deri në ora 15:30 – 700 denarë.
  • Bileta për skijim nate, e cila vlen prej ora 19:00 deri në 22:00 – 500 denarë.

Ndërkaq, për të gjitha biletat paguhet kaucion i kthyeshëm në vlerë prej 150 denarë, këtë vit është risi mundësia për turne turistike me makinën për pastrim të borës, me çmim prej 6500 denarë për orë.

“Gjithashtu ju informojmë se këtë sezonë skijimi, qendra për skijim do të punojë në pajtim me Protokollet e miratuara për punë të qendrave për skijim në vend nga ana Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për arsye të prevenimit dhe mbrojtjes nga pandemia aktuale Kovid-19” njoftojnë nga Kodra e Diellit.

“Kodra e Diellit” – E harruar nga komptentët, e adhuruar nga qytetarët (Video)

Përkundër vështirësive të ndryshme dhe mungesës së kushteve, askush nuk i ndal qytetarët që të vizitojnë Kodrën e Diellit, sidomos gjatë vikendit ku kolonat për të arritur në pjesën kryesore të kësaj qendre turistike, arrijnë deri në 4 kilometra.

Kjo për shkak të mungesës së parkingjeve, gazetari i Portalb.mk dëshmoi një kaos gjatë vikendit të fundit në këtë qendër turistike, qytetarë të cilëve tendenca për relaksim ju ishte kthyer në ecje të gjata dhe stresuese, mbeturina si dhe mosfunksionim të ski lifteve.

RMV, Qeveria thotë se kompani evropiane interesohen për Kodrën e Diellit (VIDEO)

Për shitjen e plotë apo të pjesshme të Kodrës së Diellit janë të interesuara disa kompani, mes tyre nga Zvicra, Italia dhe Austria. Gjatë vitit të ardhshëm, Qeveria e RMV-së do të publikojnë shpallje për shitjen e kësaj qendre turistike.

Si shpëtim i vetëm i Kodrës së Diellit ka ngelur vetëm shitja e plotë apo partneriteti publiko-privat sepse kompania Elem Turs ka dështuar në menaxhimin e kësaj qendre turistike.

Nga Qeveria e RMV-së për Portalb.mk theksuan se ka interes për blerjen e kësaj qendre turistike, shitja e së cilës, sipas zëdhënësit Dushko Arsovski, është planifikuar para krizës me Kovid-19.

“Theksojmë se interesi për shitjen e disa kompanive shtetërore, si dhe resurseve ku shteti është pronar dominues siç është edhe Kodra e Diellit është shpallur para paraqitjes së krizës shëndetësore dhe ekonomike. Për pjesën e ski lifteve, që ndërlidhet edhe me Kodrën e Diellit, interesim për të investuar kanë shtetet e grupës së vishegradit, gjithashtu edhe kompani të njohura të Zvicrës, Italisë dhe Austrisë” deklaruan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button