fbpx

Tetovë, njëra nga lagjet e banuara kryesisht me studentë po rikonstruohet, tjetra në mëshirë të fatit

Lagjja e studentëve në Tetovë, për të cilën Portalb.mk vazhdimisht ka informuar, më në fund po rikonstruohet. Bëhet fjalë për një lagje e cila kryesisht është e banuar nga studentë për shkak se ndodhet vetëm pesë minuta larg dy universiteteve të këtij qyteti, shkruan Portalb.mk.

Për 3 milionë e gjysmë denarë, studentët e Tetovës kanë jetuar si në mesjetë, në një lagje me infrastrukturë të rrënuar, mbeturina të lëna gjithandej, dhe si pasojë e kushteve të këqija, këtu pikërisht gjatë natës mblidhen përdoruesit e drogës.

“Filluam me ndërtimin e pjesës së dytë të rrugës në “Lagjen e Studentëve”. Paralelisht me rrugën do të bëhet edhe rregullimi i shtigjeve për këmbësorë si dhe vendosja e ndriçimit publik. Vlera e përgjithshme e investimit është 3.200.000 denarë” deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Tetovë, “Lagjja e Studentëve” më e “përshtatshme” për qentë endacak dhe përdoruesit e drogës (VIDEO)

Përveç mungesës të një biblioteke të qytetit, kinemaje apo aktiviteteve të mirëfillta kulturore, një numër i madh i studentëve në Tetovë përballen me mungesën e kushteve elementare. Jo më larg se dy minuta nga Universiteti i Tetovës, lagja e cila banohet kryesisht nga studentë të huaj është lënë në mëshirë të fatit.

Kështu dukej kjo rrugë sot, pasi kishin filluar punët për rregullimin e të njëjtës:

"Lagjja e Studentëve", Tetovë.
“Lagjja e Studentëve”, Tetovë.

Ndryshe, Lagjja “Vidoe Smilevski Bato” është vetëm dy minuta larg Universitetit të Tetovës. Edhe pse banohet kryesisht nga studentë, kjo lagje është në gjendje të mjerueshme. Për të arritur në kohë në ligjëratë, këta studentë duhet të jenë të përgatitur me çizme dimri si dhe maska kundër infeksioneve të ndryshme që mund të vijnë nga mbeturinat. Komuna e Tetovës nuk përgjigjen për se çfarë kanë ndërmarrë për këtë.

Përveç kësaj, disa kilometra më larg ndodhet një lagje tjetër e banuar kryesisht me studentë, ende nuk ka plan për këtë

Rrugë me gropa, mini deponi, mungesë e ndriçimit si dhe cak i kriminelëve janë sinonim i një lagjeje në Tetovë, e cila kryesisht banohet nga studentë meqenëse është vetëm pesë minuta larg dy Universiteteve.

Gazetari i Portalb.mk vizitoi një ndër lagjet në të cilën banojnë kryesisht studentë, dhe pamja të cilën ua dëshmojmë përmes fotografive është  shumë e keqe dhe aspak nuk i ngjan një qyteti me dy Universitete.

"Ura" e krijuar nga vetë studentët.
“Ura” e krijuar nga vetë studentët.

Në mungesë të asfaltit, studentët kanë krijuar këtë urë si rrugëdalje më të lehtë dhe më të shpejtë deri te Universitetet. Sapo e kalojnë këtë “urë”, ata përballen me një deponi të vogël e cila është shume e dukshme.

Në këtë lagje nuk kishte as ndriçim publik, gjë që e bën të pakalueshme këtë lagje gjatë natës ngaqë ka shumë qen endacak si dhe shitës të drogave, të cilët përbëjnë rrezik për studentët por edhe për banorët e kësaj lagjes.

 

 

Deponia e vogël, menjëherë pas "urës".
Deponia e vogël, menjëherë pas “urës”.
“Trotuari” në të cilin kalojnë studentët çdo ditë.
“Trotuari” në të cilin kalojnë studentët çdo ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button