fbpx

Hulumtim i “Metamorfozis” dhe “Eurothink”: Mediat në RMV përballen me mungesë financash dhe trysni nga partitë politike

Gjendja financiare e dobët financiare mediave rezulton me produkte të dobëta hulumtuese gazetareske, pagat e ulëta e bëjnë gazetarinë profesion jo-atraktiv, ndikimi i partive politike nuk e lejon zhvillimin e mediave. Këto mes tjerash, janë gjetjet ciklit të dytë të hulumtimit të  Fondacionit për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” dhe Qendrës për Strategji Evropiane “Eurothink” – “Rëndësia, prania dhe vetëdija për mendim kritik dhe aftësi mediatike në industrinë mediatike”, i cili sot u promovua në platformën ZOOM, njofton Portalb.mk.

Sipas hipotezave të hulumtimi, kualiteti i dobët i gazetarisë ka të bëjë me trysnitë ekonomike dhe politike, biznesin, krimin, interesat politike dhe mediatike, por edhe standardin e ulët të gazetarëve.

“Pjesa më e madhe e komunitetit të biznesit nuk arrin ta shohë thelbin, gjegjësisht dhe roli kryesor i mediave është në atë, lajmet e vërteta të arrijnë tek opinioni i gjerë. Në kualitetin e dobët të përmbajtjeve luan rol habitusi i vetë gazetarëve, veçmas të gjeneratës më të re, të cilët nuk kanë ndërtuar shkathtësi nëpërmjet sistemit arsimor”, tha Ivan Stefanovski gjatë prezantimit të hulumtimit.

Gjetjet e hulumtimit:

  • Gjendja e keqe ekonomike në të cilën gjenden mediat pasqyrohet me kualitet shumë të dobët të gazetarisë në shtet, produkte të dobëta, a rrjedhimisht me atë edhe interes të dobët për punësim në atë fushë.
  • Gjendja e rëndë financiare e mediave i bën punëtorët mediatik, më lehtë të prekshëm, të ekspozuar në trysni direkte ose indirekte.
  • Trysnitë politike, si dhe manipulimi me përmbajtjen mediatike, si dhe manipulimi me përmbajtjet mediatike për realizimin e qëllimeve politike nuk lejojnë zhvillim të lirisë së mediave dhe rezultojnë me kulturë të autocensurës.
  • Nevojitet përforcimi i standardeve profesionale të mediave online, por edhe rregullim të regjistrimit dhe financimit të tyre.

Në kuadër të hulumtimit janë bërë edhe anketa me 101 punëtorë mediatik, gjegjësisht gazetarë dhe redaktorë për të marrë mendimet e tyre drejtpërdrejta në lidhje me sfidat që përballen mediat në vend.

Shumica e të anketuarve si sfidë kryesore për mungesën e gazetarisë hulumtuese kualitative e theksojnë mungesën e mjeteve financiare, a për atë se pse gazetaria e ka humbur atraktivitetin e saj, gazetarët dhe redaktorët thonë se arsyet janë të ardhurat e vogla që mund të përfitohen nga ky profesion.

50% e tyre vlerësojnë se trysnia më e madhe ndaj gazetarëve dhe redaktorëve vjen nga partitë politike, 20,41 nga komuniteti i biznesit, 6,12% nga institucionet shtetërore dhe vetëm 1.02% nga qendrat e fuqive të huaja.

Në lidhje me ndërtimin e kapaciteteve për njohuritë mediatike, 56% e punëtorëve mediatik janë të njohur me përmbajtjen e propozim-planit aksional për aksion vendimtar kundër shpërndarjes së dezinformatave, ndërkaq 39% jo. Megjithatë, shumica e tyre (56,32%) vlerësojnë se edhe përskaj masave nuk do të ketë ndryshime, por situata të do të jetë e njëjtë. 29,89% vlerësojnë se do ta përmirësojë situatën, ndërkaq 13,79% kanë thënë se do ta përkeqësojë situatën.

49,49% kanë vlerësuar se gazetarët në Maqedoninë e Veriut duhet që rregullisht t’i avancojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre, ndërkaq 45,45% kanë deklaruar se është e nevojshme që ndjeshëm të përforcohet njohuria mediatike te gazetarët. 2.02% kanë refuzuar të përgjigjen për këtë çështje, ndërkaq 1.01%, kanë dhënë përgjigje negative.

Hulumtimi është zbatuar me metoda hulumtuese kualitative dhe kuantitative, nëpërmjet pyetësorit anketues të plotësuar nga 101 punëtorë mediatik.

Marina Trajkova nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale tha se nga agjencia kanë dërguar materiale, leksione për arsimim mediatik në të gjitha shkollat fillore, por është rëndë të monitorohet nëse janë të përfshira në programet arsimore.

“Po mundohemi ta lokalizojmë se sa është arsimi mediatik te grupet e ndryshme të qytetarëve. Punojmë edhe trajnime me punëtorët mediatik, por ndodh që të mos kemi mjaftueshëm të paraqitur në punëtoritë për shkak mungesës së kuadrit në media”, tha Trajkova.

Hulumtimin e plotë mund ta gjeni: KËTU

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button