fbpx

Të rinjtë e ASH-AA “uruan” Ali Ahmetin për çmimin “Honoris Causa”: UT-ja nuk është pronë private e BDI-së

Të rinjtë e partive Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përmes një konferencë për shtyp sot para Universitetit të Tetovës, uruan në mënyrë ironike zgjedhjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, “Doctor Honoris Causa”. Jashari nga Alternativa tha se dëshiron të i tregoje popullit se UT-ja nuk është pronë private e Ali Ahmetit dhe BDI-së, shkruan Portalb.mk.

Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, dhe të tjerët, i pritën me “ekspozitë” të rinjtë e partisë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ajdini nga Forumi Rinor i ASh-së përmendi disa nga “të arriturat” e kryetarit Ahmeti.

Omer Ajdini nga "Aleanca për Shqiptarët"
Omer Ajdini nga “Aleanca për Shqiptarët”

“Në ekspozitën që po e shihni prapa meje kemi shpalosur vetëm disa nga shkrimet akademike që ky person do të ua lërë gjeneratave të ardhshme, ndër të cilat janë: “Strategjia e zhvendosjes së rinisë në mërgim pa dhunë dhe represion”, si dhe librin best seller “Të arrish tek 700 mijë nëna për 1 sekondë”. Përveç këtyre shkrimeve të mirënjohura, ne kemi vendosur të shpalosim edhe disa nga eksperimentet që janë zhvilluar nga personi në fjalë, siç janë eksperimenti në Lagjen e Trimave si dhe ai “Monstra”, pasojë e së cilëve janë dhjetëra shqiptarë që sot dergjen burgjeve të këtij shteti” tha në mes të tjerash Omer Ajdini, kryetar i Forumit RinorAleancës për Shqiptarët.

Adem Jashari nga Alternativa tha se ndarja e këtij çmimi një lideri partiak, dëshmon kapjen e arsimit nga politika, i njëjti theksoi se arsyeja që ai e jepte këtë konferencë për shtyp, ishte pikërisht të ju tregoje qytetarëve se Universiteti i Tetovës nuk është pronë private e Ali Ahmetit dhe BDI-së.

Adem Jashari nga "Alternativa".
Adem Jashari nga “Alternativa”.

“Dhënia e çmimit “Doctor Honoris Causa” kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim duke e pasur parasysh këtë veprimtari të cilën po e shihni e të cilën e din çdo shqiptar, në mënyrë më demonstrative tregon nivelin e kapjes dhe nëpërkëmbjes që kjo parti po i bën institucionit më të lartë arsimor shqiptar në vendin tonë, Universitetit të Tetovës, i cili është ngritur mbi gjakun dhe djersën e shqiptarëve jo vetëm të vendit tonë, mirëpo i cili për fat të keq sot ka rënë nën kthetrat e pamëshirshme të politizimit dhe partizimit që po ushtrohet nga kjo parti. Kështu i trazohen eshtrat Abdylselam Eminit, por edhe Fadil Sulejmanit, si njerëz që flijuan gjithçka për ngritjen e këtij Universiteti. Prandaj edhe sot ne pyesim vallë çfarë do të thoshte Fadil Sulejmani po të ishte gjallë për këtë nëpërkëmbje që po i bëhet universitetit për të cilin ai sakrifikoi aq shumë?!

Ne si të rinj e dimë se historia do të na gjykoje për këto marri që sot i bëjnë këta njerëz, por duke dashur të dëshmojmë se ka shqiptarë që në këtë kohë kanë menduar ndryshe, ne jemi këtu për të thënë se Universiteti i Tetovës nuk është i Ali Ahmetit dhe i bashkë partiakeve të tij dhe se në kohën që ne do të jemi në pushtet do t’ia kthejmë këtij universiteti dinjitetin dhe vlerën e madhe që duhet të ketë ai në identitetin e përgjithshëm të shqiptarëve në këtë vend” tha Ademi Jashari nga “Alternativa”.

"Ekspozita" e Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët para UT-së.
“Ekspozita” e Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët para UT-së.

Ndryshe, sot është 26 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës, me këtë rast, një pjesë e udhëheqësve shtetërore erdhën për të kremtuar këtë ditë në Tetovë, si dhe të urojnë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, për titullin që i është ndarë nga Universiteti i Tetovës, “Doctor Honoris Causa”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button