Bettina Alili: Ja si të përfitojmë nga Instagrami (VIDEO)

Bettina Alili, blogere nga Kumanova, ka rreth 11.600 ndjekës në llogarinë e saj, në një intervistë për Portalb.mk, ajo tregon se si mund të përfitohet nga ky rrjet social.

Sipas ueb-faqes Statista, në Instagram ka rreth 1 miliardë përdorues aktiv në muaj. Mosha që dominon është nga 18 deri në 34 vjeç. Përdoruesi me më së shumti ndjekës në instagram vazhdon të jetë Cristiano Ronaldo, ku momentalisht ka 246 milionë ndjekës dhe për një post ai fiton rreth një milion dollarë. Kjo e bën që instagrami të jetë një platform shumë atraktive për t’u promovuar ose për të filluar një biznes të vogël.

Këtë e bëri edhe Bettina Alili, blogere nga Kumanova, e cila tani numëron rreth 11.600 ndjekës në llogarinë e saj. Në momentin kur futesh në instagramin e Bettinës, vëren një elegancë dhe rënditje të fotografive me stil. Ajo që e bën të veçantë llogarinë e saj janë ngjyrat e fotografive dhe përdorimi i nuancave të ngjashme me qëllim që të kenë një vijueshmëri njëra me tjetrën.

“Kam filluar diçka si hobi, duke postuarçdo ditë foto me veshje të ndryshme dhe me kohë mëështë bërë rutinë.Kështu që fillova ta shfrytëzoj si lloj blogu për prezantimin e vetes dhe stilit tim!”,tha Bettina Alili.

Bettina Alili
Bettina Alili

Influencerët me famë botërore shprehen se për të tërhequr më shumë ndjekës duhet që në vazhdimësi të publikosh fotografi. Me këtë nënkuptojmë se duhet të publikohen rreth tre fotografi në javë dhe çdo ditë të jesh aktiv me story, nëpërmjet të cilave shpalosim stilin tonë të jetesës dhe duhet të jemi sa më origjinal.

Sa i përket asaj se si Bettina ka arritur të ketë kaq shumë ndjekës në Instagram, ajo shprehet:

“S’ka një recetë, thjesht jam vetvetja.Momentin që ti fiton një audiencë mëtë gjerë nëpër rrjete sociale dhe u pelqen, ata të kerkojnë. Kështu vjen suksesi dhe profiti. Kjo është një zinxhir që njëra pa tjetrën nuk funksionon”, u shpreh Bettina.

Bettina Alili
Bettina Alili

Pas nje suksesi me vëmendjen që mori në instagram, Bettina filloi një biznes të vogël për çanta.

“Unë para se të jem bloggere jam dizajnere mode dhe kjo ishte arsyja qe fillova me një biznes –  @RUVÉSTUDIOS, që është në zhvillim e sipërm.”,tha Bettina.

Bettina tani është një shembull për të rinjtë se si mund të përfitojnë nga rrjetet sociale. Ajo përveçse njihet si një stiliste dhe blogere, tani ka arritur të fitojë edhe para nga instagrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button