A e dini se femrat ruajnë makijazhet e tyre edhe 6 vjet pas datës së skadimit

Ato më shpesh ndërrojnë pudrën në pluhur, kurse më rrallë hijesimet për sytë. Maskaranë e ruajnë edhe dy vite pas kalimit të afatit të përdorimit e cila mund të shkaktojë konjunktivit apo edhe ndezjen e syve.

Pothuajse 17% e femrave pranojnë se kanë maskarë madje shtatë-tetë vjet  të vjetër , 7% e tyre kanë hijesues për sytë dhe laps  të vjetër 14 vite, kurse 12% buzëkuqet i hedhin pas 12 viteve, vërtetoi hulumtimi i portalit britanik Escentual.com.

Ata mesatarisht ruajnë makijazhet e tyre 6 vite pas kalimit të afatit të përdorimit, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme. Makijazhi i vjetër është fole e baktereve të cilat mund të mbyllin poret, të shkaktojnë ekzemë dhe ndezje të syve, shkruan Daily Mail.

Femrat më gjatë i ruajnë hijesuesit për sytë, më pas vijnë buzëkuqet dhe pudra e lëngshme të cilat i ruajnë pothuajse tre vite më tepër se që duhet. Përfaqësueset e gjinisë më të bukur më shpesh e ndërrojnë pudrën në pluhur , por prapse prapë e ruajnë një vit më gjatë se afati i skadimit. 

Katër rregulla si të ruani makijazhet tuaja
Nëse hijesuesi, pudra apo buzëkuqi kamë aromë jo të këndshme, hidhni menjëherë ato.
Makijazhin ruani në vend të errët dhe të ftohtë, që të qëndrojë më gjatë.
Nëse nuk e mbani mend kur e keni blerë atë, atëherë e hidhni.
Në ambalazhin e makijazhit kontrolloni datën e skadimit dhe mos e ruani pas asaj date.

Lajme të ngjashme

Back to top button