Detaje: çfarë përmban propozim ligji për nënshtetësi, mundës për depolitizim të kësaj të drejte?

Propozim ligji i ri për nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut parasheh lehtësim të procedurës së marrjes së këtij dokumenti, në krahasim me rregullat dhe procedurat e deritanishme. Qytetarëve që kanë jetuar në Maqedoninë e Veriut në kohën e Jugosllavisë ose janë lindur në Maqedoni, pavarësisht vendit të prejardhjes dhe kanë jetuar këtu deri më 8 shtator 1991, t’u mundësohet të marrin nënshtetësi, njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare sipas Kushtetutës, janë disa prej lehtësimeve që parasheh propozim ligji për nënshtetësi i propozuar nga grupi parlamentare ASH – AAA, shkruan Portalb.mk.

Skender Rexhepi nga ky koalicion, deklaroi për Portalb.mk se, me këtë propozim ligj rikthehet një padrejtësi që qytetarëve në përgjithësi e veçanërisht shqiptarëve u ndodh tre dekada me radhë, u mohohet e drejta për nënshtetësi në vend.

“Ajo është shumë e rëndësishme, është që me ligjin aktual është politizuar e drejta e marrjes së nënshtetësisë pikërisht nga fakti se ka të bëjë me shumicën shqiptare, duke i ndryshuar prejardhjen apo kohën në ish jugosllavi, ku nuk iu merret e drejtë sepse thuhet se ka qenë nënshtetësi jugosllave dhe jo vetëm maqedonase. Ne kemi kërkuar që këtu të ndërhyhet dhe të shënohet që të gjithë që kanë jetuar në kohën e Jugosllavisë ose janë lindur në Maqedoni, pavarësisht vendit të prejardhjes dhe kanë jetuar këtu deri më 8 shtator 1991, të gjithë atyre t’u mundësohet të marrin nënshtetësi”, deklaroi Rexhepi.

Ai më tej sqaroi se, në propozim ligj është edhe njohja e gjuhës, që në ligjin aktual është që ai që kërkon nënshtetësi të njohë gjuhën maqedonase, ndërsa në propozim ligjin e ri ASH-AAA kanë kërkuar që të njeh një nga gjuhën zyrtare në vend, duke mos e precizuar as maqedonase as shqipe, sepse dihet se të dyja gjuhët janë zyrtare.

“E treta ne kemi kërkuar që të hiqet pjese “i papërshtatshëm për shtetin”, sepse ajo politizohet dhe faktikisht çdo nëpunës zyrtar mundet ta jetësojë, duke i refuzuar nënshtetësitë. Masat që ka pasur ligji aktual janë me qëllim për të pamundësuar që njerëzit të marrin nënshtetësi, gjë që e dëshmuan edhe deklaratat e partisë majtiste apo të Trajanovit sepse ata kanë frikë nga marrja e nënshtetësisë dhe numrat matematikor që është përsëri politik. Ndalesën këtyre ua japin në dy mënyra, ose ua zgjasin përgjigjen me vite, ose e dyta nëse u japin pas disa viteve përgjigje u japin se janë “të papërshtatshëm” për vendin, duke mos e arsyetuar çka është e papërshtatshme ose çka është arsyeja e refuzimit. Në propozim ligjin që bëmë ne, nëpunësi do të duhet të detajoj brenda 30 ditëve pse e refuzon”, tha Rexhepi.

Në sqarimin e dokumentit të këtij propozim ligji, thuhet se ai ka për qëllim rregullimin plotësues të çështjeve të caktuara që në zbatimin e deritanishëm të Ligjit për Shtetësi të Republikës së Maqedonisë janë imponuar si reale, për të cilat shteti duhet të gjejë  zgjidhje ligjore me të cilën në regjistrimin e ardhshëm si operacioni statistikor më masiv, më voluminoz dhe më i shtrenjtë i statistikës zyrtare, sipas njësive të cilat përfshihen, të dhënat për të cilat grumbullohen të dhëna, numri i pjesëmarrësve në zbatimin e tij, vëllimi dhe kohëzgjatja e përpunimit dhe mjetet e nevojshme financiare për realizimin e tij do të tregojnë  numrin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në shtet.

“Shtetas i republikave tjera në ish RSFJ dhe shtetas i ish SFRJ-së i cili deri më 8 shtator të vitit 1991 përkatësisht deri në kohën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, konsiderohet shtetas i Republikës së Maqedonisë dhe pajiset me shtetësi të Republikës së Maqedonisë nëse i plotëson kushtet e parapara me këtë ligj. Neni 3 – Në nenin 6 paragrafi 2 shlyhet. Neni 4 – Në nenin 7 paragrafin 1 në pikën 2) fjalët:  “tetë vjet” me fjalët:  “katër vjet”.   Pika 6) ndryshohet si vijon – “të zotërojë së paku një nga gjuhët zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, deri në atë shkallë të mund  të kuptohet lehtë me rrethinën;”. Në pikën 7) pas fjalëve: “Republika e Maqedonisë” shtohen fjalët:  “e cila është në fuqi në momentin e parashtrimit të kërkesës”, thuhet në propozim ligjin.

Më tej thuhet se, me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji personat shtetas të republikave tjera në ish SFRJ dhe shtetas të ish SFRJ të cilët deri më 8 shtator të vitit 1991 kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë mund të parashtrojnë kërkesë që të fitojnë shtetësi me fuqi të këtij ligji, me deklaratë të dhënë nga tre dëshmitarë të cilët do të dëshmojnë se parashtruesi për marrjen e shtetësisë ka jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë deri më 8 shtator të vitit 1991 ose me deklaratë të dhënë nga dëshmitari i cili në atë periudhë ishte banor ose ende është banor në vendin në të cilin ka jetuar personi.

“I huaji i cili është në martesë me shtetas të Republikës së Maqedonisë së paku tre vjet dhe deri në parashtrimin e kërkesës në mënyrë ligjore qëndron së paku një vit pa ndërpre në territorin e Republikës së Maqedonisë mundet me natyralizim të fitoj shtetësinë e Republikës së Maqedonisë edhe pse nuk i përmbush kushtet nga neni 7 paragrafi 1 pika 2, 6 dhe 10 të këtij ligji. I huaji i cili është në martesë me shtetas të Republikës së Maqedonisë së paku tetë vjet, i cili në mënyrë ligjore dhe vazhdimisht jeton jashtë vendit dhe me Republikën e Maqedonisë ka lidhje të fortë dhe efektive, mundet me natyralizim të fitojë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë edhe pse nuk i përmbush kushtet nga neni 7 paragrafi 1 pikat 2, 6 dhe 10 të këtij ligji”, qëndron në dokument.

Shtetësi të Republikës së Maqedonisë me natyralizim mund të fitojë, sipas këtij ligji, shtetasi i huaj i cili personalisht ka parashtruar kërkesë për marrje të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë, nëse i përmbush këto kushte:

  • 1) të ketë mbushur 18 vjet jetë;
  • 2) deri në parashtrimin e kërkesës në mënyrë ligjore dhe vazhdon të jetojë në territorin e Republikës së Maqedonisë së paku tetë vjet;
  • 3) të ketë siguruar banesë dhe burime të vazhdueshëm të mjeteve për ekzistencë në lartësi që mundëson siguri materiale dhe sociale me kushtet e përcaktuara me ligj;
  • 4) në Republikën e Maqedonisë dhe në shtetin shtetas i të cilit është të mos jetë dënuar me burg në kohëzgjatje prej së paku një viti, për vepra për të cilët ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe të cilët janë ndëshkuese sipas rregullave në Republikën e Maqedonisë;
  • 5) kundër tij të mos mbahet procedurë penale në Republikën e Maqedonisë dhe në shtetin shtetas i të cilit është;
  • 6) ta zotërojë gjuhën maqedonase deri në atë shkallë të mund të kuptohet lehtë me rrethin;
  • 7) të mos i jetë shqiptuar ndalim për qëndrim në Republikën e Maqedonisë;
  • 8) pranimi i tij në shtetësi të Republikës së Maqedonisë nuk e rrezikon
  • sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë;
  • 9) të nënshkruajë betim se do të jetë qytetarë lojal i Republikës së Maqedonisë dhe
  • 10) të ketë hequr dorë nga shtetësia e deritanishme ose të dëshmojë se do ta marrë nëse pranohet në shtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Po ashtu, parashihet gjoba në shumë prej 25 deri 50 euro në kundërvlerë me denarë për personin zyrtar të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme nëse nuk i kërkon dëshmitë dhe të dhënat sipas detyrës zyrtare në afatin e përcaktuar në nenet 7 paragrafi 6 dhe 17 paragrafi 5 të këtij ligji, si dhe gjoba në shumë prej 25 deri 50 euro në kundërvlerë me denarë do t’i shqiptohet për kundërvajtje personit zyrtar të autorizuar nga organi publik kompetent prej të cilit janë kërkuar dëshmitë dhe të dhënat nëse nuk i dorëzon dëshmitë e kërkuara dhe të dhënat në afatin e përcaktuar në nenet 7 paragradi 7 dhe 17 paragrafi 6 të këtij ligji.

Ky propozim ligj ka shkaktuar reagime negative te partitë maqedonase. Dimitar Apasiev nga “E majta” ka shprehur qëndrim më radikal, duke quajtur “propozim shovinist” dhe “ndryshime kontroverse” të ligjit për nënshtetësi. Pavle Trajanov nga Lidhja Demokratike ka thënë se është e papranueshme që të propozohet një ligj i tillë pa analiza themelore. Nga LSDM kanë thënë se kanë vërejtje rreth propozim ligjit të cilat do t’i parashtrojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button