Agnesa Vuthaj tullace (Foto)

Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj, ishte pjesëmarrëse në sfilatën më të jashtëzakonshme të organizuar mes shqiptarëve – në të cilën modelet sfiluan si tullace, ndërsa ajo thotë se kur je e bukur brenda e rrezaton edhe jashtë.

“Sfilata kishte për qëllim ndërgjegjësimin e femrave për sëmundjen e kancerit. ‘Mbijeto hijshëm’ ishte motoja e sfilatës së organizuar nga Afërdita Paçarada, ku edhe u prezantua koleksioni i saj i fustaneve pranverë – verë 2013-të. Ideja u prit shumë mirë nga publiku dhe mediat në përgjithësi. Besoj që ishte e nevojshme një sfilatë e tillë, në përkrahje të të prekurve me kancer për t’u solidarizuar, për tu dhënë shpresë dhe motiv për të luftuar dhe për t’i mbijetuar sëmundjes”.

“Ishte një ndryshim (për mua), u bëra tullace për herë të parë dhe e pëlqeva pamjen time. Nuk e ndjeva aspak mungesën e flokëve para, gjatë dhe pas sfilatës, madje edhe në festen e organizuar më vonë, shkova si tullace”, ka thënë për Bluetooth ish-Miss Kosova dhe Albania, e cila më tej është shprehur kundër operacioneve plastike./portalb,telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button