Gënjeshtrat për meshkujt në të cilat femrat besojnë

Disa mendime për meshkujt, kur kemi të bëjmë rreth marrëdhënies së tyre me gjininë e bukur, aq shumë janë personalizuar, e në – fakt nuk kanë të bëjnë fare me realitetin. Kështu meshkujt kanë vendosur të flasin dhe t’i shkatërrojnë pesë mitet më të mëdha që kanë të bëjnë me ta, në të cilat edhe sot e kësaj dite besojnë femrat.

Cilat janë të pavërtetat që kanë të bëjnë me meshkujt, e që për fat të keq për shumicën e femrave edhe sot e kësaj dite janë të besueshme.

Meshkujt e pëlqejnë gjuetinë 
Është saktë se meshkujt pëlqejnë të jenë gjuetarë, sepse një gjë e tillë edhe pritet nga ata. Për gjininë e fortë nuk ka situatë më stresuese se kur duhet t’i afrohen femrës, duke marrë parasysh poshtërimet dhe refuzimet që mund t’i bëhen. Prandaj, femra, ndaloni të jini preja dhe lirisht mund të shndërroheni në gjuetarë. Për djemtë, ky do të jetë një lehtësim.

Mashkulli mund të jetë mik me një femër pa dëshirën për të bërë seks me të 
Një nga debatet më të shpeshta është pikërisht ky. A është e mundur shoqëria mashkull-femër pa pasion? Përgjigjja është: shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Meshkujt e kanë të vështirë ta ndajnë pasionin dhe shoqërinë. Tërheqja mendore dhe ajo fizike gjithsesi ndikojnë në mënyrën e tyre të të menduarit, por një gjë të tillë ata kurrë nuk do të jua pranojnë. Mirëpo, mos u brengosni, sepse kjo nuk do të thotë se do ta bëjnë një gjë të tillë.

Meshkujt i pëlqejnë befasinë 
Edhe pse një dekolte e thellë, një fustan i shkurtër, peshqiri i lidhur për bel pas dushit gjithsesi se mund ta zgjojnë imagjinatën mashkullore, prapëseprapë ata i pëlqejnë gjërat konkrete. Trupi i femrës vlen ar, nëse dëshironi ta befasoni, mos u fshihni nën rrobat tuaja, por dhuron i 100% të vetes tuaj, pa rroba.

Meshkujt kanë frikë nga femrat e pavarura 
Kjo e pavërtetë sidomos nuk vlen për meshkujt më të rinj se 40 vjeç. Ata pëlqejnë të shoqërohen, njihen, punojnë dhe të jenë në lidhje me femrat e forta dhe të pavarura. Një partner me vetëbesim do të jetë krenar në partneren e tij të fortë e të pavarur dhe kurrë nuk do të mendojë se po e humb burrërinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button