Forcat speciale amerikane nuk kanë konfiskuar qendrën e serverave të CIA-s në Frankfurt

Një postim në Facebook përhap lajme të rreme se forcat speciale amerikane bastisën ambientet e një qendre serverësh CIA në Frankfurt në Majna dhe se, sipas provave të marra, në Shtetet e Bashkuara janë manipuluar zgjedhjet me qëllim që të “përmbysnin” Donald Trump. “Ushtria amerikane sulmoi CIA në Frankfurt për të manipuluar zgjedhjet e SHBA.-së,” thuhet në raport. Ky tekst është marrë nga një faqe gjermane ku lajmi nuk është i qasshëm.

Artikulli i cili transmetohet thirret në deklaratën e Tomas MkInerni, një nënkolonel në pension i Forcave Ajrore të SHBA-ve që shërbeu në Pentagon.

Gjatë bastisjes, kishte të shtëna dhe shkëmbim zjarri. Pesë ushtarë dhe një paramilitar i CIA-s besohet se janë vrarë. Por numri i të vdekurve ende nuk është konfirmuar. MkInerni flet për “tradhti”. Serverët, për të cilët gjeneralët me tre yje pretendojnë se u përdorën në zgjedhjet amerikane, janë konfirmuar të jenë të sigurt dhe në duar të sigurta, tha artikulli.

Videoja e intervistës me MkInerni  mund të shihet këtu. Segmenti përfshin gjithashtu një intervistë me Majkll Flin, një ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i falur kohët e fundit nga Presidenti Donald Trump.

Lajmi për konfiskimin e softuerit në Gjermani është raportuar më parë si i rremë, sipas Associated Press dhe Reuters dhe është zbardhur nga shërbime të tjera për gjetjen e fakteve. Më parë, u pohua se ishte kryer një operacion në Frankfurt për të kapur serverat e ndërmarrjes spanjolle të programeve zgjedhore Skeetl, e cila pretendohet se provoi mashtrimin e zgjedhjeve në SHBA.

Kompania Skeetl më pas lëshoi ​​një deklaratë zyrtare duke thënë se ushtria amerikane nuk u kishte sekuestruar asgjë dhe se ata nuk kishin zyra në Gjermani.

Pas disa deklaratave të gabuara të postuara në mediat digjhtale dhe sociale, Skeetle dëshiron të sqarojë si vijon: Teknologjitë që Skeetle zbaton në Shtetet e Bashkuara janë pritur dhe operohen në Shtetet e Bashkuara nga SOE Software i filialit lokal, me seli në Tampa, Florida; Ne nuk rendisim në tabelë ose nuk numërojmë votat në Shtetet e Bashkuara; Ne nuk kemi servera ose zyra në Frankfurt; Ushtria amerikane nuk ka konfiskuar asgjë nga Skeetle në Barcelonë, ​​Frankfurt ose diku tjetër, sipas një deklarate nga faqja e internetit e Skeetle.

Faqja e internetit e Skeetl tregon se kompania ka tetë zyra në të gjithë botën, por jo në Gjermani.

Faqja Lidstoris gjithashtu e vlerëson këtë lajm si të rremë. Faqja i dërgoi një pyetje Departamentit të Marrëdhënieve Publike të Ushtrisë në Uashington në lidhje me pretendimet e Mcknerni se gjatë një aksioni në Frankfurt u vranë pesë ushtarë. Faqja mori një telefonatë nga një zëdhënës, i cili foli në kushte anonimiteti.

Zëdhënësi tha: “Këto pretendime janë të rreme, shkruan Lidstoris.

Në të vërtetë, nuk ka raporte të konfirmuara për një bastisje serveri në Gjermani – as për ndonjë vdekje si rezultat i një bastisjeje të tillë. MkInerni nuk dha prova për të mbështetur deklaratën e tij, një nga shumë pretendimet e rreme të bëra gjatë intervistës së tij, shtoi faqja.

Nga e gjithë kjo, mund të arrihet në përfundim se lajmi për një bastisje softueri në Frankfurt, Gjermani, me të cilin u vërtetua mashtrimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, është i rremë. Nuk ka asnjë provë të një veprimi të tillë dhe një mohim i lajmit erdhi si nga Ushtria, ashtu edhe nga kompania e programeve Skeetl, serverat e së cilës dyshohet se ishin sekuestruar. “Vërtetmatësi” ka zbardhur më parë lajmet në lidhje me pretendimin e mashtrimit të zgjedhjeve në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, të cilat u fituan nga kandidati demokrat Xho Bajden. Ne demaskuam lajmin se George Soros u arrestua për mashtrim në zgjedhje dhe ne zbardhëm lajmet për rezultatet e zgjedhjeve, këtu dhe këtu.

 

Burim: VERTETMATESI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button