RMV, ulje e numrit të vizitorëve në teatro, filarmoni dhe ansamblet për këngë e valle popullore

Maqedonia e Veriut ka shënuar ulje të numrit të qytetarëve që e kanë vizituar teatrin, filarmoninë dhe ansamblet gjatë periudhës 2019/2020, në krahasim me periudhën 2018/2019, transmeton Portalb.mk. Në teatrot profesionale mesatarisht 221 qytetarë e kanë vizituar çdo shfaqje.

“Gjatë periudhës 2019/2020, numri i përgjithshëm i shfaqjeve nëpër teatrot profesionale është zvogëluar për 40.6%, gjithashtu edhe numri i vizitorëve është zvogëluar për 39.4% krahasuar me periudhën 2018/2019”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave. Numri është ulur nga 1.089 shfaqje në 647 shfaqje, derisa numri i vizitorëve nga 235,459 në 142,725 vizitorë.

Në këtë periudhë është ulur për 40.3% numri i shfaqjeve në teatrot profesionale për fëmijë dhe të rritur, ndërkohë te teatrot amatore për 85.1%; derisa numri i vizitorëve te të parat është ulur për 36.7%, te ato amatore për 86.5%.

“Gjatë periudhës 2019/2020, krahasuar me periudhën 2018/2019, numri i koncerteve është rritur, ndërsa numri i vizitorëve të Filarmonisë është zvogëluar. Tek ansamblet profesional për këngë dhe valle popullore, gjatë periudhës 2019/2020, krahasuar me periudhën e viteve 2018/2019, është vërejtur ulje të numrit të performancave vetanake (koncerte) si dhe të vizitorëve”, sqarojnë nga Enti.

Në teatrin profesional janë të punësuar 1,235 qytetarë, ndërkohë te teatri për fëmijë dhe të rritur gjithsej 44, ndërsa ai amator numëron 59 anëtar aktiv.

Në filarmoni janë të punësuar gjithsej 111 qytetarë, prej të cilëve 88 janë artistë, derisa në ansamblin e këngëve dhe valleve janë të punësuar gjithsej 82, prej të cilëve 70 artistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button