RMV, me 18 ndryshime të propozuara filloi në Kuvend debati për Buxhetin e vitit 2021

Në kuadër të seancës së 25-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, sot filloi debati për Buxhetin e vitit 2021, si vazhdimësi e debati të zhvilluar në Komisionin për financa dhe buxhet, transmeton Portalb.mk.

Propozim-buxheti për vitin 2021 para deputetëve u paraqit me 18 amendamentet që kanë dalur nga debati i Komisionit për financa dhe buxhet, debat i cili kishte filluar në javën e fundit të muajit nëntor, dhe ishin shqyrtuar 529 amendamente.

Debati që do të zgjasë tre ditë në Kuvend, filloi me pritshmërinë e ministrit të financave, Fatmir Besimi dhe vazhdoi me kritikat e opozitës duke vlerësuar se ky propozim-buxhet nuk do të japë rezultate.

Nga shpenzimet totale të buxhetit të vitit 2021 të cilat janë të projektuara në 247,5 miliard denarë (4 miliard euro), për paga të administratorëve do të ndahen 31,3 miliard denarë (510 milion euro), sipas propozim buxhetit për vitin 2021, i cili tashmë është i dorëzuar në parlament. Bëhet fjalë për rritje prej 4,1 përqind në raport me buxhetin vjetor i cili për paga ndau 30,1 milion denarë (490 milion euro).

Sipas propozim-buxhetit, vitin e ardhshëm do të shpenzohet buxheti më i madh në vlerë prej 4 miliardë e 25 milion euro. Të ardhurat parashikohen në nivelin prej 3 miliard e 457 milion euro, me një deficit buxhetor prej 568 milion euro. Konturat e buxhetit të ri janë vendosur si kornizë e një skenari optimist – qetësim i krizës shëndetësore në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, që duhet të sjellë rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e PBB-së prej 4.1%.

Përfundimi i rindërtimit të hekurudhës në Korridorin 10, ndërtimi i rrugëve lokale, ndërtimi dhe rinovimi i hekurudhës lindore – Korridori 8, seksioni Kumanovë – Beljakovcë – Kriva Pallanka, paralajmërim për ndërtim dhe rindërtim të objekteve shëndetësore, shkollave dhe konvikteve studentore- janë pjesë e listës së gjatë të projekteve që duhet të realizohen në buxhetin 2021. Portalb.mk publikon detaje nga “Komponenti zhvillimor” të Buxhetit të ri – çka planifikohet të ndërtohet dhe sa para do të shpenzohen.

Ndryshe, Ministri i Financave, Fatmir Besimi në muajin nëntor e dorëzoi Propozim-buxhetin për vitin 2021 te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe në këtë mënyrë simbolikisht u shënua hyrja e Propozim-buxhetit në organin më të lartë legjislativ. Propozim-buxheti për vitin 2021 i paraqitet Parlamentit në kohë, madje edhe më herët se afati i parashikuar me procesin e buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button