Bullgaria kërkon që në konkludimet për Maqedoninë e Veriut të përfshihet edhe fjalia “interpretim i gabuar i historisë”

Përpjekja e Gjermanisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, gjatë kohës së presidencës gjermane me BE-në, nuk pati sukses, për shkak të vetos bullgare. Pikërisht për këtë shkak, BE-ja nuk arriti ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë ka pak gjasa miratimi i një kornize vetëm për Shqipërinë. Raportohet jozyrtarisht se kërkesat bullgare janë bërë pjesë e propozim-konkluzioneve të reja që do të diskutohen sonte nga ambasadorët evropian dhe se rrjedhimisht këtë herë do të mbështeten nga Sofja, transmeton Portalb.mk.

Sipas një dokumenti të cilin e ka siguruara MIA, beteja rreth fjalisë për “interpretim të gabuar të historisë” në të cilën insiston Bullgaria në konkludimet për Maqedoninë e Veriut megjithatë është gjendur në versionin e fundi draft, por jo ashtu siç ka kërkuar Sofja.

Përpos bllokadës për miratimin e kornizës negociuese, Bullgaria kërkon tash më disa javë që në konkludimet përfundimtare për Maqedoninë e Veriut të qëndrojë fjalia që ka të bëjë me “interpretim të gabuar të historisë”.

Presidenca gjermane deri më tani nuk ka lëshuar pe për këtë kërkesë, por sipas draft versionit të fudnit të cilin e ka siguruar MIA dhe i cili u është dorëzuar ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Kjo fjali paraqitet, por jo në pjesën e kushtuar për Maqedonisë e Veriut.

Përkatësisht, fjalia është shtuar në preambulën e draft konkludimeve për tërë rajonin, por është e lidhur drejtpërdrejt për Maqedoninë e Veriut. Ky duket të jetë kompromisi i fundit i cili është i mundur tani për tani, nëse Bullgaria pajtohet. Maqedonia e Veriut nuk ka të drejt vote.

Konkretisht, paragrafi 8 nga draft konkludimet, të cilat diskutohen sot pasdite në nivel ambasadorësh, ka të bëjë me pajtimin rajonal, trashëgiminë nga luftërat jugosllave dhe Tribunalin e Hagës.

“Në BE nuk ka vend për retorikë nxitëse dhe glorifikim të kriminelëve të luftës nga cila do palë. Deklaratat që ndikojnë në mënyrë negative në raportet e mira fqinjësore dhe në zgjidhjen paqësore të kontesteve duhet të shmangem. Këshilli i BE-së rikujton Marrëveshjen e Prespës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe thekson rëndësinë e zbatimit të tyre. Këto dy hapa në mënyrë efikase duhet t’i japin fund të gjitha pretendimeve, bazuar në interpretim të gabuar të historisë”, thuhet në këtë dokument.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet muajve të fundit, për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button