Pas dy mandateve Avokat i Popullit, Ixhet Memeti shkon në Këshillin e Prokurorëve Publik

Avokati i deritanishëm i Popullit, Ixhet Memeti, sot është zgjedhur anëtar i Këshillit të Prokurorëve. Për zgjedhjen e tij në një prej trupave më të lartë të gjyqësorit votuan 61 deputetë në Kuvend, nuk kishte “kundër” e as të “përmbajtur”, njofton Portalb.mk.

Përpara se të zgjedhet Avokat i Popullit, në të cilën pozitë qëndrojë për 16 vite, Memeti ishte Ministër i Drejtësisë, gjykatës kushtetues, këshilltar shtetëror në Qeveri dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Mandati i tij si Avokat i Popullit skadon këtë muaj.

Në seancën e sotme, për anëtar të Këshillit të Prokurorëve Publik u zgjodh edhe avokati Lupço Ivanovski. Në Këshillin e Prokurorëve Publik ka 11 anëtarë, prej të cilëve 4 i zgjedh Kuvendi.

Sot Kuvendi zgjodhi edhe anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor. Bëhet fjalë për Pavlinka Cërvenkovska, këshilltar i deritanishëm gjyqësor në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button