Bullgaria e bllokon nënshkrimin e marrëveshjes së Maqedonisë së Veriut për Fronteks për shkak “gjuhës maqedonase”

Marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për Fronteks ende nuk është nënshkruar për shkak se Bullgaria nuk është pajtuar me përdorimin e “gjuhës maqedonase” në marrëveshje, njofton Portalb.mk.

“Referenca “gjuha maqedonase” është pengesa e vetme që ka mbetur për nënshkrimin e marrëveshjes, për detaje tjera drejtohuni te autoritetet nacionale”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

Marrëveshja është iniciuar në korrik të vitit 2018-të, por deri më tani nuk është nënshkruar. Nga Komisioni nuk kanë qenë në mundësi të përgjigjen nëse kjo çështje së shpejti do të zgjidhet dhe nëse ajo do të ketë implikime të sigurisë për Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian është në proces të nënshkrimit të marrëveshjes me vendet nga Ballkani Perëndimor për Fronteks, gjegjësisht për menaxhim të integruar të kufijve, një prej pikave strategjike në luftën kundër “migrimit ilegal” të BE-së pasi që vendet e rajonit ndodhen në “rutën ballkanike” kyçe.

Në dy vitet e fundit, BE ka nënshkruar marrëveshje të tilla me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button