Pendarovksi mbajti fjalimin e fundvitit: Mbështetja e shqiptarëve për identitetin maqedonas përforcoi pozicionet tona

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mbajtur sot fjalimin vjetor në seancë plenare, para deputetëve dhe korit diplomatik, ku ka bërë përmbledhjen e ngjarjeve më të rëndësishme që shënuan vitin që po lëmë pas në fushën e jetës politike dhe shoqërore. Ai foli për sfidat që solli pandemia për qytetarët por, edhe për institucionet shtetërore, duke theksuar se shteti mbeti nëntë muaj me qeveri teknike dhe kuvend jofunksional, shkruan Portalb.mk.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, e filloi fjalimin e tij me një minutë heshtje për viktimat e pandemisë dhe ka shprehur ngushëllime për të afërmit e tyre që humbën jetës si pasojë e Covid – 19, ndërsa falënderoi ekipin mjekësor për kontributin e tyre të vazhdueshëm në luftën me pandeminë.

Stevo Pendarovski

“Pandemia duhej të jetë një moment i kthjelltësimit për të gjithë në shtet dhe të çojë drejt bashkimit të kombit që ballafaqohet me kundërshtarin e panjohur, pa marrë parasysh dallimet krejtësisht legjitime, politike, etnike dhe njerëzore mes nesh. Në një pjesë ajo e arriti këtë, megjithatë për fat të keq, në pjesën tjetër i përforcoi antagonizmat ekzistuese, e thelloi humnerën e ndarjeve në shoqëri dhe i nxori në sipërfaqe dobësitë institucionale, që së bashku, përveç krizës shëndetësore dhe politike, e rrënoi dhe ekonominë, e cila nga fundi i vitit hyri në recesion”, tha Pendarovski.

Stevo Pendarovski

Ai shtoi se, detyra jonë që na pret si shtet është që pasi të vendosim në kontroll pandeminë, të bëjmë analizë të thellë mbi funksionimin e rendit juridik, politik dhe ekonominë e vitit të kaluar të nxjerrim mësime dhe ti vendosim mbi baza të shëndosha të gjitha pjesët e sistemit të cilat dështuan.

“Në këtë kontekst, në pjesën e kompetencave të mia, në fillim të vitit të ardhshëm do të inicioj debat publik i cili duhet të japë kontribut për përpilimin e ligjeve për gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme dhe kornizë juridike për reforma të sistemit të tërësishëm të menaxhimit të krizave. Megjithatë, ekziston diçka që asnjë ligj nuk mund ta rregullojë dhe ku nuk mund të ndihmojnë asnjë dekret dhe rregullore. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërsa sidomos kufizimi i lëvizjes dhe kontakteve sociale midis njerëzve, ishte një masë e detyruar, kishin edhe një efekt të theksuar negativ psikologjik mbi qytetarët”,  deklaroi presidenti.

Pendarovski foli edhe për takimin e liderëve, duke vlerësuar se kjo praktikë duhet të hiqet, pasi ajo zëvendëson institucionet.

“Në lidhje me takimin e liderëve, dua të them se edhe pse vitin e kaluar edhe këtë vit, me kërkesë të partive politike, nën udhëheqjen time janë mbajtur shumë takime të tilla, qëndrimi im është se formatimi i tillë jashtë institucional i takimeve, në parim, duhet ta lëmë, sepse takimet e liderëve janë në thelb, zëvendësim i institucioneve kur ata nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, që te ne nuk është rast. Kurse në lidhje me konvokimin e seancës së veçantë të Kuvendit, edhe pse kjo është kompetencë e kësaj shtëpie, gjithashtu, nuk shoh nevojën për një gjë të tillë, sepse asnjë subjekt politik parlamentar nuk e konteston identitetin e popullit dhe gjuhës maqedonase. Për mua është joserioze në 2020 të mblidhen të gjitha partitë dhe politikanët relevantë dhe në mënyrë solemne të nënshkruajnë se jemi maqedonas dhe flasim gjuhën maqedonase”, tha Pendarovski.

Stevo Pendarovski

Në lidhje me kontestin me Bullgarinë, ai përsëriti qëndrimin  e tij se nëse çmimi për të hyrë në Bashkimin Evropian është që të hiqet dorë nga identiteti maqedonas, atëherë asnjë qytetar maqedonas nuk do të dakordohej me një gjë të tillë. Megjithatë, ai ka theksuar se edhe pas veton bullgare, askush nuk ka dilemë se vendi duhet të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Pendarovski ka theksuar edhe rolin e shqiptarëve në lidhje me kontestet që prekin identitetin maqedonas, duke deklaruar se ato kanë kontribuar për përforcimin e Maqedonisë së Veriut para faktorit ndërkombëtar.

“Më lejoni në suazat e së njëjtës çështje, ta them edhe qëndrimi tim në lidhje me përfaqësuesit tim në lidhje me përfaqësuesit politikë të bashkëqytetarëve tanë shqiptarë dhe raportin e tyre ndaj çështjeve të cilat e prekin identitetin maqedonas. Për fat të keq, te një pjesë e maqedonasve etnik vite me radhë ekziston dyshimi: A e mbështesin politikanët shqiptar luftën tonë për afirmimin më të gjerë ndërkombëtar? Pohoj me përgjegjësi, sepse unë jam dëshmitar i këtyre proceseve më shumë se 20 vjet, që në vitet 1990 negocionim me Greqinë, faktori politik shqiptar kur ka qenë në pushtet dhe në opozitë, gjithë këto vite ka pasur sjellje dhe mirëkuptim tërësisht korrekt për përpjekjet tona që ta ruajmë dhe ta promovojmë identitetin maqedonas. Qëndrimi i tillë na ndihmoi të jemi më të fuqishëm në të gjitha takimet me emisarët e huaj sepse e dinim se na ka mbështetur pozitë shtetërore e harmonizuar”, tha ai.

Pendarovski foli edhe për çështjen e regjistrimit të popullsisë.

“Parashikimin tim për këtë çështje e kam thënë disa herë dhe nuk kam problem ta them publikisht as sot: nuk ekziston shtet në botë i cili ka përparuar nëpërmjet shkurtimit të të drejtave të qytetarëve të vet ose me problematizim të statusit të tyre juridik dhe politik. Një gabim të tillë ne e bëmë në vitet e largëta të 80-ta të shekullit të kaluar dhe kjo rezultoi me tensione ndëretnike të cilat e zvogëlojnë në mënyrë drastike kohezionin e shoqërisë dhe rezistencën e tij në kriza”, vlerësoi presidenti.

Ai porositi faktorin politik që të punojnë për sjelljen e shtetit të së drejtës, në fushën e luftës së korrupsionit dhe krimit dhe të kthejnë besimin e qytetarëve te sistemi gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button