RMV, një grup nxënësish protestojnë kundër maturës shtetërore, por ministrja thotë se do të mbahet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rënë dakord në lidhje me çështjen e maturës shtetërore vetëm me organizatat e regjistruara të shkollarëve të mesëm. Nga ana tjetër, një pjesë e nxënësve nuk janë dakord me të lartpërmendurit, të njëjtit tash disa ditë bojkotojnë mësimin online në shenjë proteste, kërkojnë anulimin e menjëhershëm të maturës shtetërore, shkruan Portalb.mk.

Një numër i madh i nxënësve të shkollave të mesme nga e hëna deri në fund të kësaj jave do të bojkotojnë mësimin përmes internetit në shenje proteste, të njëjtit kërkojnë anulimin e menjëhershëm të maturës shtetërore.

“Ka shumë arsye pse kërkojmë anulimin e maturës shtetërore. Realisht presim që të anulohet ky provim, sepse i gjithë procesi arsimor përmes internetit është shumë stresues për ne dhe kalon shumë shpejt andaj nuk besoj që do të ketë kohë dhe mundësi, kështu përmes internetit të përgatitemi për maturën shtetërore. Maturantët janë shumë, ndërsa profesorët pak dhe të rrallë që gjinden të ligjërojnë përmes kompjuterit” tha maturantja Viktorija Petrovska.

Këta nxënës deri sot kanë protestuar në disa qytete të Maqedonisë së Veriut, organizatorët e “Zërit të shkollarëve të mesëm” paralajmërojnë protesta në fund të javës para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Protestusit me datë 11 dhjetor gjuajtën me vezë objektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Protestat e nxënësve kundër maturës shtetëtore, foto: MOF.
Protestat e nxënësve kundër maturës shtetëtore, foto: MOF.

.

Protesta e nxënësve në Kriva Palanka, foto: Zëri i Shkollarëve të mesëm
Protesta e nxënësve në Kriva Palanka, foto: Zëri i Shkollarëve të mesëm

Carovska refuzoi të flet për kërkesat e grupeve jo-formale, tha se ka marrëveshje me organizatat e regjistruara të nxënësve

Sipas ministres, anulimi i maturës shtetërore do të përbënte rrezik serioz për shkollarët e mesëm që pretendojnë të studiojnë jashtë shtetit, gjithashtu edhe për ata që planifikojnë studimet në RMV, ajo shtoi se ky obligim ligjor duhet të përmbushet me praktikat e shteteve të BE-së.

Milla Carovska, foto nga MPPS

“Matura shtetërore është obligim ligjor, jo vetëm për kompletimin e shkollës së mesme por edhe për regjistrim në universitetet në vend dhe jashtë, kjo do të thotë se matura shtetërore është obligim ligjor edhe ato jo vetëm në shtetin tonë, por edhe në shtetet e rajonit si dhe në shtetet e zhvilluara të BE-së. Ne jemi të përgatitur që matura shtetërore të mbahet në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt, me konceptin që është vendosur bashkë me organizatat formale të shkollarëve të mesëm dhe maturantëve të cilët ishin në mbledhje me çka vendosëm që po, vitin e ardhshëm duhet të ndryshojmë konceptin dhe për këtë po punojmë, edhe këtë vit vendosëm gjëra të reja, të cilat së bashku i vendosëm me nxënësit, dhe pikërisht për këtë, këtë vit do në atë mënyrë do ta mbajmë maturën shtetërore” theksoi ministrja Mila Carovska sot.

Megjithatë, ajo potencoi se këtë vit materiali i cili do të ju servohet nxënësve në maturën shtetërore do të jetë shumë më i thjeshtë dhe i reduktuar në krahasim me vitet tjera.

“Programet janë më të thjeshta, gjithashtu edhe pyetjet janë më të thjeshta në përputhje me kushtet në të cilat do të duhet të mbahet kjo maturë. Është e rëndësishme që të jemi pjesë e shteteve të zhvilluara për shkak se vitin e kaluar, ne ishim shembull negativ për shkak se nuk arritëm të mbajmë maturën shtetërore. Kjo ju krijoi probleme të mëdha nxënësve të cilët duhej të regjistrohen edhe në arsimin e lartë në vend si dhe jashtë vendit. Dhe një pjesë e madhe prej tyre, nuk arritën që të aplikojnë jashtë për shkak se nuk kishin kaluar maturën shtetërore” tha Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme: Maturë shtetërore duhet të ketë për 3 arsye

“Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme beson se provimi i maturës shtetërore duhet të mbahet për tre arsye kryesore: mungesa e kornizës ligjore, mungesa e precedentëve ndërkombëtarë dhe ruajtja e cilësisë së arsimit” deklaruan nga UNSHM-ja.

Për të arsyetuar tezën e tyre, nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë publikuar praktikat e shteteve të zhvilluara në lidhje me maturën shtetërore, duke shtuar se edhe ne duhet të mbajmë maturën shtetërore.

Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.
Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.

“Për më tepër, sistemi ynë arsimor nuk duhet të ekzistojë në vakum, por duhet të ndjekë shembujt e vendeve të tjera. Për shembull, Anglia vendosi të organizojë provime të quajtura A-level exams, dmth. provime në tre deri në katër lëndë të realizuara nga maturantët. Anglia gjithashtu shkurtoi materialin e provimit dhe Irlanda e Veriut zvogëloi numrin e lëndëve. Organizata më e madhe e provimeve të maturës shtetërore në Shtetet e Bashkuara, College Board vazhdon të organizojë provimet e tij. Vendet e rajonit, të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian, mbajnë provimet e tyre të maturës (Kroacia, Sllovenia dhe Bullgaria). Vendet më të zhvilluara vazhdojnë traditën e mbajtjes së provimit të maturës shtetërore: Italia tashmë ka përgatitur afatet për provimet e maturës dhe vendimi përfundimtar do të merret deri në shkurt; Austria madje ka caktuar provimet për në janar. Pra, shumica e vendeve organizojnë provimet” tha Blendi Hodai nga UNSHM.

Ndryshe, theksojmë se me kërkesë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të mesme, ministrja e Arsimit dhe Shkencës ra dakord që të minimizohet programi mësimor për maturën shtetërore, kështu duke ju thjeshtëzuar nxënësve këtë provim për këtë vit, Carovska gjithashtu pranoi kërkesën e UNSHM-së që vitin e ardhshëm, nga 4 të ketë 2 provime të maturës shtetërore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button