FDA-ja autorizoi testin e parë Kovid, i cili mund të aplikohet në shtëpi

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave, të martën dha autorizim emergjent që testi  i parë për Covid-19  të mund të kryhet plotësisht në shtëpi, njofton CNN, transmeton Portalb.mk.

Testet e tjera në shtëpi kërkojnë recetë ose që njerëzit të dërgojnë mostra në laborator që më pas të marrin edhe rezultatet. Por testi në kushte shtëpie Covid-19 i zhvilluar nga kompania Australiane Ellume shitet pa recetë dhe jep rezultate që mund të lexohen në shtëpi.

“Autorizimi i sotëm është një moment i rëndësishëm në testimin diagnostik për COVID-19”, tha komisioneri i FDA-së Dr. Stephen Hahn në një deklaratë me shkrim.

“Duke autorizuar testin për përdorim pa recetë, FDA-ja lejon që ai të shitet në farmaci, ku një pacient mund ta blejë, ta vendosë testin dhe të zbulojë rezultatet në më pak se 20 minuta”.

Testi përdor një analizues që lidhet me një aplikacion softuer në smartfon që të ndihmojë përdoruesit të kryejnë testin dhe të interpretojnë rezultatet, thanë nga FDA.
Ellume është një test antigjeni që “identifikoi saktë 96% të mostrave pozitive dhe 100% të mostrave negative tek personat me simptoma”, njoftoi FDA.
FDA-ja tha se tek njerëzit pa simptoma, testi identifikoi saktë 91% të mostrave pozitive dhe 96% të mostrave negative.
Testimi i amerikanëve është një çështje e rëndësishme, tha Dr. Sanjay Gupta, korrespondent kryesor mjekësor i CNN-it.
 “Mendoj se do të ishte një punë e madhe nëse ata mund të prodhonin shumë teste të tilla që ti marrin shumica, nëse jo të gjitha familjet në Amerikë”, deklaroi Sanjay Gupta.
Duke u testuar rregullisht dhe me rezultate të shpejta mund të ndihmojë që t’i informojnë njerëzit kur të qëndrojnë në shtëpi ose të dalin jashtë, u shpreh mjeku Gupta.
“Ky lloj testimi është shumë i rëndësishëm, ka qenë shumë i rëndësishëm dhe do të mbetet shumë i rëndësishëm,” shtoi ai.
Për shkak se testi nuk është i përkryer, njerëzit që marrin rezultat negativ, duhet të supozojnë se mund të jenë të infektuar dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat – duke mbajtur maskë dhe duke qëndruar larg të tjerëve.
Ellume pritet të prodhojë më shumë se 3 milion teste në janar. Kur aplikoi për autorizimin e përdorimit emergjent, kompania tha se do të kërkonte 30 dollarë për një test.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button