SHGM me analizë për standardet ndërkombëtare dhe rregullativën e brendshme të gazetarëve në Kodin Penal

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (FKA) kanë përgatitur publikim me titullin “Përmirësimi i sigurisë së gazetarëve nëpërmjet ndryshimit të Kodit Penal-analizë të standardeve të jashtme dhe rregullativës së brendshme”.

Qëllimi i analizës është që t’u ndihmohet gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, gjykatësve, prokurorëve, avokatëve dhe Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve në Kodin Penal (KP).

Me analizën vazhdohen përpjekjet e SHGM-së që ta ngrit vetëdijen për temat lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe mbrojtjen potenciale nga praktika e vendosur e mosndëshkueshmërisë së kryerësve të veprave drejtuar kundër gazetarëve dhe punëtorëve mediatik. Autori i publikimit është Kostadin Bogdanov, Ivan Breshkovski, Dragan Sekullovski.

Analiza e thekson rëndësinë e KP-së, por edhe të Ligjit për Procedurë Penale (LPP) të Maqedonisë së Veriut në përforcimin e sigurisë së gazetarëve dhe punëtorëve mediatik nëpërmjet komenteve të dhëna për veprimin e organeve të përndjekjes duke mos e pasur parasysh atë nëse ajo ka qenë kur Prokuroria Themelore Publike e RMV-së ka vepruar pas paraqitjes penale ose kur veprojnë komisionit për kundërvajtje në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kushte kur bëhet fjalë për shkelje të paraqitura.

Në publikim vihet në përfundim se është me rëndësi thelbësore që të kryhet ndryshim i Kodit Penal dhe Ligjin për Procedurë Penale me qëllim që të mundësohet veprimi i prokurorit publik sipas detyrës zyrtare në të gjitha sulmet e konstatuara dhe dokumentuara ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, familjeve të tyre dhe të drejtave të çfarëdo lloji. Në publikim theksohet se këtu janë të kyçura sulmet fizike, kërcënimet dhe shqetësimet të cilat kryhen derisa punojnë në terren, nëpër media, por edhe nëpërmjet platformave në internet, rrjetet sociale dhe llojeve tjera të komunikimit elektronik.

Gjithashtu, vihet në përfundim se këto ndryshime të Kodit Penal dhe Ligjit për Procedurë Penale kanë për qëllim që kryerësit e kësaj vepre penale duhet që të konstatojnë dënime më të ashpra me të cilat do të sigurohet jo vetëm mbrojtja e gazetarëve, familjarët e tyre dhe të drejtat e çfarëdo lloji, por edhe do të përforcohen parandalimi individual dhe i përgjithshëm.

Publikimin “Përmirësimi i sigurisë së gazetarëve nëpërmjet ndryshimit të Kodit Penal-analizë të standardeve ndërkombëtare dhe rregullativës së brendshme, mund ta merrni falas në gjuhë shqipe dhe maqedonase.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button