RMV, është publikuar lista e kompanive që nuk kanë paguar rrogat, ndërsa kanë shfrytëzuar ndihmën shtetërore

Qeveria ka publikuar një listë me emra të 179 firmave-punëdhënëse që nuk ua kanë paguar rrogat punëtorëve të tyre për muajin tetorin, kurse e kanë shfrytëzuar mbështetjen financiare të shtetit të paketës së katërt të masave, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave që i njoftoi dje drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, bëhet fjalë për 179 punëdhënës, në vlerë prej 5,271,776 denar, të cilët nuk kanë paguar pagat e 338 të punësuarve.

Punëdhënësve të cilët kanë shfrytëzuar mbështetjen financiare, ndërsa nuk kanë paguar pagat u janë dhënë paralajmërime pas së cilave do të pasojë procedura e pagesës së detyruar të rrogave.

Në raste të tilla, parashikohet gjobë prej 500 deri në 1000 euro për ndërmarrje mikro, nga 500 në 2000 për ndërmarrje vogël, nga 1,000 në 6,000 euro për ndërmarrje të mesme dhe nga 1,000 deri në 10,000 euro për ndërmarrje të madhe.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar 961 613 984 denarë për të mbështetur kompanitë për të paguar rrogën e muajit tetor për 61,556 të punësuar.

“Për muajin tetor janë dorëzuar 13,819 kërkesa të 12,598 sipërmarrësve dhe janë paguar 961,613,984 denarë për 61,556 të punësuar”, deklaroi dy ditë më parë Sanja Llukarevska, drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP).

Raportohet se në muajin prill, maj dhe qershor të këtij viti, përkundër mbështetjes financiar, 55 pronarë nuk kanë paguar rrogat e muajit prill, 48 në maj dhe 82 në qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button