fbpx

Më shumë telefona me ekrane me palosje po vinë nga Samsung në 2021

Kategoria e produkteve me ekrane që palosen pritet të kenë një vit të mirë. 15 muaj pasi debutoi Galaxy Fold, Samsung shfrytëzoi kohën për të adresuar disa probleme kryesor të modelit të parë duke sjellë këtë vit Galaxy Z Flip dhe Z Fold 2, shkruan Pcworld.al.

Edhe pse ky segment është në hapat e parë, Presidenti i Divizionit Mobil të Samsung TM Roh konfirmoi zgjerimin e portofolit të këtyre produkteve.

2021 shihet si viti kur telefonët me ekrane me palosje do të pësojnë një reduktim të kostos duke u bërë më të përballueshëm për të gjithë. Se a do të ketë një model të ri apo përmirësim i dizajneve aktuale mbetet për tu parë.

Roh thotë se më shumë detaje do të zbulohen në Janar. Samsung ka bërë një emër si kompania e parë që bëri realitet këtë smartfon edhe pse jo pa problemet dhe peripecitë e veta.

Në CES 2021 Samsung do të organizojë një aktivitet ku sipas raporteve të fundit do të prezantojë seritë e reja Galaxy S21

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button