RMV, vendimet e Qeverisë për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve, kufizimet e reja, vaksinat dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 30-të vendosi të vazhdojë me shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të ndryshëm në institucionet e ndryshme që janë në kompetencë të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Qeveria miratoi kufizimet e reja që do të vlejnë prej 18 dhjetorit të vitit 2020 deri më 20 janar të vitit 2021, duke kërkuar edhe anulimin e ngjarjeve për festat e fundvitit.

Në kuadër të kufizimeve, Qeveria sqaroi se vilat në këtë periudhë mund të jepen vetëm për persona nga e njëjta familje. Masat kufizuese që të zbatohen më së miri, Qeveria paralajmëroi inspektim të shtuar.

Në këtë seancë u shqyrtua edhe Informacioni për rolin e UNICEF-it në blerjen e vaksinave kundër Kovid-19 në përputhje me Memorandumin për bashkëpunim të vitit 2005.

Në lidhje me paditë e paraqitura në nëntë lëndë të Gjykata e Strasburgut, Qeveria refuzoi të arrijë marrëveshje me qytetarët që e kanë paditur shtetin.

LEXO: RMV, Qeveria nuk do të bëjë marrëveshje me qytetarët që e kanë paditur shtetin në Strasburg në lidhje me përgjimet

Shkarkimet dhe emërimet e drejtorëve në institucione të ndryshme vazhduan edhe në seancën e 30-të të Qeverisë:

Dragi Çavdarov anëtar i pavarur dhe jo-ekzekutiv në Këshillin e drejtorëve në Sh.A. për aktivitete energjetike “Resurset energjetike kombëtare”-Shkup.

Nikollçe Babovski pasi u shkarkua nga pozita e drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, u emëruar ushtrues detyre drejtor në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, prej ku u shkarkua Zoran Atanasov. Nikica Baçovski u emërua në vend të Babovskit si u.d. drejtor.

Bojan Llazarevski u.d. drejtor në Agjencinë e filmit.

Esad Rahiq u shkarkua nga pozita u.d. drejtor në Burgun e Shkupit, për arsye se u emërua udhëheqës në Sh.T. Naftovod-Shkup. Filip Andov do të jetë u.d. drejtor në Burgun e Shkupit.

Menfi Iljazi u shkarkua nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për afirmim dhe zhvillim të kulturës së komuniteteve, duke u emëruar si u.d. coordinator në Qendrën kombëtarë për koordinim për kalimet kufitare. Në pozitën që e kishte Iljazi, tani është emëruar Admir Ujkanoviq.

Fatmir Idrizi zv.drejtor në Komisionin për marrëdhënie me komunitetin dhe grupet fetare.

Zraon Gjorgjiev u shkarkua nga pozita e drejtorit të NP “Pyjet nacionale”-Shkup, ndërsa u propozua për u.d. drejtor Julijana Nikollova.

Faton Pollozhani u propozua për u.d. të zëvendësdrejtorit në NP Sistemi Kolektor.

Muhamed Curri u propozua për u.d. zëvendësdrejtor në NP Radiodifuzionin nacional.

Sanja Llukarevska u emërua drejtore në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP).

Ilmi Selami zv.drejtor në Entin shtetëror të statistikave.

Jovan Despotovski drejtor në Drejtorinë për zonat e zhvilluara teknologjike industriale.

Jovica Stojanoviq drejtore në Burgun e Idrizovës.

-Marjan Spasovski drejtor në Drejtorinë për ekzekutimin e dënimeve.

Ardian Musliu drejtor në Inspektoratin shtetëror të arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button