Zaevi paralajmëroi ndryshim të nenit 102 të Ligjit për SHMAAV me çka mund të mundësohen para publike në mediat

Kryeministri Zoran Zaev, dje deklaroi që beson se do të parashtrohet propozim nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) për shfuqizim të nenit 102 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (SHMAAV), përkatësisht ndryshimin e të njëjtit, që të mund t’u ndihmohet mediave përmes realizimit të marrëveshjeve me ndërmarrjet publike, komunat dhe ngjashëm, në pjesën e transparencës së tyre dhe zbatimit të vendimeve të tyre siç janë mbledhjet e këshillave drejtues, të këshillave dhe tjerëve, raporton Observatori Medatik, transmeton Portalb.mk.

“Kërkohet zgjidhje permanente për gjetjen e së cilës është ftuar edhe delegacioni evropian të na japë ekspertë për ta formuar atë që është më e mirë për ne, ndërsa të mësuar nga përvojat evropiane në pjesën e mos ndikimit mbi mediat, e megjithatë të sigurohet qëndrueshmëri e tyre plotësuese financiare, për shkak se të gjithë bashkërisht konstatuam që duhet të zhvillojmë edhe pako të reja. Jo vetëm për shkak të Kovid-19, gjithsesi edhe me qëllim si dhe për atë shkak janë të mirëseardhura, mirëpo edhe pas Kovid-it do të jenë në fuqi, ndërsa kjo në mënyrë plotësuese do ta zmadhojë transparencën e shtetit dhe informimin e qytetarëve,” ka thënë kryeministri Zaev në pres-konferencën 100 ditë Qeveri.

Ai paralajmëroi që gazetarët, mediat dhe punonjësit mediatik janë përfshirë me pakon e katër të masave, me atë që tani mund të aplikojnë edhe për bruto rrogë minimale, jo vetëm 14.500 por deri 21.770 denarë.

“Në pakot paraprake i çliruam nga obligimi për pagesë të licencave që i nxjerrin çdo vit, drejtpërsëdrejti nëpërmjet AKE kemi ndihmuar për disa të drejta të mediave dhe vazhdojmë edhe më tutje,” ka thënë Zaev.

Përndryshe, neni 102 i Ligjit për SHMAAV është konkret në pjesën e ndalimit për reklamim.

“Organet shtetërore, organet e drejtorisë shtetërore, ndërmarrjet publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale, institucionet dhe entet publike si dhe personat juridik me autorizime publike dhe shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore nuk guxojnë të parashohin mjete për informim dhe informim të opinionit me shërbimet ose aktivitetet e tyre nëpërmjet radiodifuzerëve publik”, thuhet në këtë nen.

Formulimi i këtillë ligjor është miratuar ditën e parafundit të vitit 2018, kur Kuvendi i RM-së me procedurë të shkurtuar e miratoi me titullin “Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele”.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button