UNESKO ka publikuar udhëzimet për raportim gjithëpërfshirës për Kovid-19

UNESKO ka publikuar “Udhëzimin për raportim gjithëpërfshirës për Kovid-19” të autores Marina Tuneva, drejtoreshë e Këshillit për etikë të mediave në Maqedoninë e Veriut, shkuran Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i udhëzimeve është të azhurnohet korniza ekzistuese etike në lidhje me raportim mediatik për grupet që nuk janë shumicë, gjithashtu edhe të ju ndihmohet gazetarëve që të përfaqësohen në mënyrë më adekuate në media.

“Gjatë pandemisë, fatkeqësisht, ishim dëshmitarë të asaj se si shumëllojshmëria përdoret si kusht për viktimizim, shpërndarjen e akuzave, teori me gjuhë të urrejtjes kundrejt komuniteteve jo shumicë. Nga këtu, mediat duhet të kenë rol më aktive në nxitjen e mirëkuptimit dhe pranimit të diversitetit mes njerëzve. Raportimi inkluziv mund të parandaloje këto dukuri destruktive” tha për UNESKO, Marina Tuneva.

Analizat, sipas Tunevës, tregojnë qasje të pamjaftueshme dhe prezantimi me stereotipe të grupeve që nuk janë shumicë në shoqëri, kjo nuk është karakteristike vetëm për Maqedoninë apo rajonin, mirëpo edhe për BE-në dhe më gjerë.

Propozimet në këtë drejtim janë në pajtueshmëri me standardet dhe praktikat ekzistuese profesionale në gazetari dhe kanë udhëzime shtesë në lidhje me përfshirjen e ndryshimeve gjatë raportimit mediatik. Udhëzimet janë përgatitur si rezultat i konsultimeve me këshillat për etikë në Evropën perëndimore dhe rajonin e Evropës Juglindore, analizës së dokumentit të organizatave mediatike, si dhe përmes intervistave me ekspert të mediave, profesor dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat punojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Udhëzimet janë përgatitur në kuadër të projektit të UNESKO, financuar nga BE-ja “Ndërtimi i besueshmërisë në media në Evropën Juglindore – faza 2”.

Ata, para së gjithash, janë për gazetarët, studentët, edukatorët dhe aktivistët, si dhe udhëheqësve të mediave. Përveç kësaj, udhëzimet kanë përkrahje për persona të ndryshëm të cilët punojnë në kontekstin humanitar, që të adresohen nevojat e grupeve të cenuara dhe të margjinalizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button