Këtë vjeshtë, ajri në Shkup shumë më i ndotur se sa pranverën e kaluar, gjatë orës policore (INFOGRAFIK)

Ndotja e ajrit në Shkup ka qenë shumë më i ulët pranverën e kaluar, kur kishte orë policore, në krahasim me këtë vjeshtë. Restrikcionet për lëvizje, që e kufizuan komunikacionin rrugor në Shkup, prodhimtarinë industrial madje edhe ndezjen e zjarreve në vende të hapura, kontribuuan për ajër më të pastër gjatë muajve mars dhe prill, përkundër muajve tetor dhe nëntor të vitit 2020, tregojnë të dhënat për matjen e cilësisë së ajrit në pikat e matjes në Shkup nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor (MMJPH), raporton Meta, transmeton Portalb.mk.

“Meta.mk” bëri analizë të raporteve mujore për cilësinë e ajrit në Shkup. Fillimisht, temperatura e ajrit duket nuk ka ndikuar shumë mbi shkallën e ndotjes së ajrit. Në prill 2020, temperatura mesatare ka qenë për 1,2 gradë më e lartë në krahasim me atë në muajin tetor 2020, ndërsa në mars të vitit 2020 e njëjta ka qenë për 2,1 më e lartë krahasuar me muajin nëntor 2020, tregojnë të dhënat nga pika e matjes në Gjorçe Petrov. Pavarësisht lëvizjeve të këtilla minimale të temperaturës, të dhënat tregojnë që këtë vjeshtë, megjithatë ajri ka qenë më I ndotur në krahasim me periudhën e pranverës.

Matja e cilësisë së ajrit tregon që koncentracionet e PM-2.5, PM-10 grimcave dhe dyoksidi nitrik (NO2) kanë qenë më të larta këtë vjeshtë përkundër pranverës së kaluar. Kështu, të dhënat e MMJPH tregojnë që në tetor të vitit 2020 koncentracionet e mesditës të PM-10 grimcave të suspenduara në pikën e matjes Lisiçe kanë qenë për 34 përqind më të lart në krahasim me muajin prill. Koncentracioni mesatar ditor i PM-10 grimcave për tërë muajin prill ka qenë 33,4 mikrogram për metër kub, ndërsa në tetor kjo shifër është 50,58 mikrogram në metër kub.

Në pikën e njëjtë të matjes, koncentracioni mesatar ditor i PM-10 grimcave në mars ka qenë 54 mikrogram në metër kub, ndërsa në nëntor kjо shifër arrin shifrën 126,9 mikrogram frapante për metër kub. Kjo donë të thotë që prezenca e PM-10 grimcave muajin e kaluar ka qenë për 57,5 përqind më e lartë në krahasim me muajin mars 2020.

Në prill, gjatë lokdaunit policor, në Lisiçe ka pasur vetëm 3 ditë në të cilat është regjistruar tejkalim i limitit të lejuar ditor të PM-10 grimcave. Në tetor, ajri ka qenë shumë i ndotur me PM-10 grimca gjatë 11 ditëve, përkatësisht po ajo periudhë është regjistruar për tejkalim të vlerës 24-orëshe të këtyre grimcave të dëmshme.

Gjithashtu, 26 nga gjithsej 30 ditë në nëntor ka pasur tejkalim të vlerës së lejuar 24-orëshe të PM-10 grimcave në pikën e matjes Lisiçe, përkundër 18 ditëve sa janë rеgjistruar në mars të vitit 2020,tregojnë të dhënat nga raportet vjetore të MMJPH.

Edhe në lidhje me grimcat më të rrezikshme që lëshohen në ajër – PM-2.5 grimcat, gjendja këtë vjeshtë ka qenë më e keqe në krahasim me pranverën e kaluar. Në pikën e matjes në Qendër, rritja e PM-2.5 grimcave në tetor ka qenë për 23,5 përqind në krahasim me muajin prill. Mesatarja e PM-2.5 grimcat për tetor ka qenë 26,29 mikrogram për metër kub, ndërsa në prill 2020 mesatarja për gjithë muajin ka qenë 20,12 mikrogram për metër kub.

Në nëntortë vitit 2020, koncentracionet mesditore të PM-2.5 grimcave në Qendër kanë qenë 56,8 përqind më të larta në krahasim me muajin mars 2020. Mesatarja për PM-2.5 grimcat për muajin e parafundit të këtij viti ka qenë 57 mikrogram për metër kub, kurse në mars ka qenë 24,7 mikrogram për metër kub.

Gjendja është identike me koncentracionet mesatare ditore të PM-2.5 grimcave edhe në pikën e matjes së stacionit matës në Karposh. Në tetor ka pasur rritje të PM-2.5, grimcave për 16% në krahasim me muajin prill, kurse në nëntor prezenca e tyre në ajër ka qenë madje për 48,9% më e lartë në krahasim me marsin e vitit 2020.

Në tetor, koncentracionet mesatare ditore të PM-2.5 grimcave mesatarisht kanë qenë 23,07 mikrogram metër kub, ndërsa në prill ato kanë qenë 19,39 mikrogram metër kub. Në nëntor, mesatarja për prezencë të PM-2.5 grimcave në ajër, në Karposh ka qenë 52 mikrogram për metër kub, ndërsa në mars 26,6 mikrogram për metër kub.

Përndryshe, “Meta.mk”veç ka shkruar që në periudhën e qarkullimit të kufizuar të populates gjatë prillit të vitit 2020, frekuenca mesatare e mjeteve motorike në tre udhëkryqe kyçe në Shkup është zvogëluar për 2 deri në 2+1/2 në krahasim me periudhën kur nuk ka pasur orë policore, në mars të vitit 2019. Kjo donë të thotë që kur transporti është aktiv, veçanërisht lëvizja e automjeteve nëpër rrugë, ajri në Shkup ka qenë më i ndotur edhe atë jo vetëm me PM-2.5 dhe PM-10 grimca, por edhe me dyoksid të azotit (NO2).

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë thonë që në vitin 2019 në kryeqytet janë regjistruar 148.892 automjete, përkatësisht për 592 mjete të këtilla modeste në krahasim me vitin e kaluar. Numri i përgjithshëm i mjeteve motorike në Shkup vitin paraprak ka qenë 174.008 mjete motorike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button