Kosovë, 17 viktima të reja dhe 294 të infektuar me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 17 persona të tjerë të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 1.220 numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 294 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 47.203.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 1.035 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti deri më tani janë testuar gjithsej 165.583 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 482 pacientë të ri të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 34.637 raste.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 11.346.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button