Zaev: Kemi lajme të mira sa i përket me vaksinën për Covid-19, të parët do të vaksinohen personat në frontin e parë të luftës me pandeminë

Kryeministri, Zoran Zaev deklaroi sot se ka lajme të mira sa i përket furnizimit me vaksinën për Covid-19 dhe vendi është çdo ditë një hap më afër drejt kësaj. Ai tha se përmes mekanizmit Covax janë siguaruar 833.000 vaksina, transmeton Portalb.mk.

“Sasi shtesë do të sigurohen përmes negociatave direkte me kompanitë, me të cilat krijojmë kushte dhe kompani të cilat i prodhojnë vaksinat, si dhe nëpërmjet Bashkimit Evropian i cili do të sigurojë 100 milionë doza për vendet nga Evropa jashtë BE-së. Ballkani Perëndimor do të përfshihen në furnizimin e vaksinës që do ta zbatojë Bashkimi Evropian për vendet e saja anëtare. Ndërsa, fqinji ynë, Greqia, punon në mënyrë intensive që ta marrim vaksinën së bashku me vendet e tjera evropiane. Sa po vaksina të jetë në dispozicion në vend, të parët do ta marrin mjekët, personeli medicinal dhe gjithë të tjerët në frontin e parë në luftën kundër pandemisë, më pas të sëmurët kronikë, të moshuarit, të punësuarit në çerdhe dhe të tjerët në listën e personave me prioritet të vërtetuar nga autoritetet shëndetësore. Si të gjithë qytetarët e tjerë, do të vaksinohem edhe unë, sepse dua me shembullin tim personal të jap mbështetje në përpjekjet për eliminimin e pandemisë”, deklaroi Zaev.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se sa i përket vaksinës për corona virus, përgatitja për pranimin, distribuimin dhe vaksinim po zhvillohet me një dinamikë të shkëlqyer.

“Kemi vizituar operatorët ekonomik që janë paraqitur që të jenë pjesë e sistemit tonë. Të gjithë kompanitë që punojnë në ruajtjen dhe distribuimin e vaksinave kanë kushte solide, e vetmja gjë që mungon ndërsa do të mbërrijë në fillim të janarit, janë frigoriferët për temperaturë në -70 shkallë. Jemi aktiv në tre fusha për furnizimin me vaksina, njëri është sistemi Covax ku jemi furnizuar me mbi 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë. Sot në seancën e Qeverisë kaloi informacioni me të cilin, UNICEF-i është kyçur në ndihmën sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve dhe transportit të vaksinave deri në vendin tonë nga ai prodhues që do të përcaktohet nga ana e COVAX sistemit. Të premten morëm konfirmim nga Greqia, unë pata një bisedë me ministrin grek të Shëndetësisë, i cili pas bisedës me Kryeministrin Mitsotakis konfirmoi se nga sasia e tyre e parë, e cila do të arrijë në Athinë për popullsinë e tyre, do të ndahet për ne”, deklaroi Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë po negocion përmes tre mekanizmave për të siguruar 800,000 vaksina kundër Kovid 19 dhe tashmë të premten Greqia konfirmoi se një pjesë e dërgesës së parë të vaksinave që do të mbërrijë në Athinë do t’i jepet vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button