Nora Volina: Këto janë lojërat kompjuterike më atraktive në botë (VIDEO)

Jemi mësuar që zakonisht për lojërat kompjuterike, të dëgjojmë djemtë duke dhënë këshilla. Megjithatë, në një intervistë për Portalb.mk, “gejmerja” Nora Volina nga Maqedonia e Veriut, e cila i ndjek studimet master për inxhinieri kompjuterike në Vjenë, na njoftoi për të rejat më të fundit.

Sipas Norës, lojërat të cilat janë luajtur më së shumti këtë vit janë PubG, Valorant, League of Legends, Fortnite dhe Call of Duty. Këto lojëra njihen si lojëra konkurruese dhe kjo e bën që të jenë më atraktive për lojtarin. Gjithashtu, lojërat që tërheqin vëmendje të madhe janë ato që bazohen në një ngjarje, ku duhet të zgjidhësh një problem ose të shpëtosh një personazh.

Nora Volina

“Ajo që e bën një lojë atraktive është gjithsesi çmimi që mund të fitosh, ose fitorja të të shpërblehet me ndonjë pikë më shumë. Ajo që e bën tejet tërheqëse është se vazhdimisht të krijojnë emocione muzika, skena e lojës, ngjyrat, objektet rreth lojtarit dhe drita në lojë.” shprehet Nora.

Nora Volina

Procesi për të krijuar një lojë kompjuterike kalon të njëjtin proces si çdo produkt tjetër që del në treg: është faza e planifilimit, krijimit dhe testimit.

Nora Volina sugjeron që për të qenë një lojtar i mirë, duhet t’i ndjekësh lojtarët më të mirë në botë nëpërmjet platformës Twitch.

“Ndërsa, nëse nuk je person që mund të mësosh prej të tjerëve, atëherë duhet të luash më shpesh.” deklaroi për Portalb.mk, Volina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button