Ueb platformë e re e 5+ për mësim dhe argëtim joformal

Produksioni OHO ka krijuar ueb platformë të re www.5plus.mk – për e-mësim, argëtim joformal dhe kohë të kaluar në mënyrë kualitative në hapësirën digjitale. Ueb platforma përmban zgjedhje të përmbajtjeve dhe aktiviteteve edukative ndërvepruese në gjuhë maqedonase dhe gjuhë shqipe të cilat ndihmojnë në zhvillimin e operacioneve themelore logjike te fëmijët dhe e nxisin kreativitetin e tyre, njofton Portalb.mk.

www.5plus.mk është krijuar në atë mënyrë që t’i mbledhë në një vend gati të gjithë përmbajtjet të prodhuara në kuadër të projektit afatgjatë 5+. Shfrytëzuesit e ueb platformës, ndër të cilët pjesa më e madhe janë fëmijë, kanë mundësi t’i ndjekin të gjithë episodet nga sezonet e kaluara të TV serisë “5+ Nikoqirët”, t’i luajnë lojërat me Mirin, t’i lexojnë të gjithë e-librat e ilustruar, si dhe t’i dëgjojnë këngët e tua të preferuara të 5+ Bendit.

Ndër të tjerat, ueb platforma 5+ paraqet vegël të parë ndihmëse dhe udhërrëfyes i prindërve dhe mësimdhënësve gjatë orientimit të tyre të kujdesshëm të fëmijëve dhe nxënësve nëpër procesin arsimor, veçanërisht nëpër tranzicionin e të mësuarit dixhital me të cilin ballafaqohemi.

“Pas mbylljes së shkollave gjatë kohës së pandemisë, mësimi dhe të nxënit u zhvendosën pothuaj se tërësisht në Internet. Të vetëdijshëm për sfidat me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe mësimdhënësit, u përpoqëm të sigurojmë dhe të ofrojmë një sërë zgjidhjesh për e-mësim joformal dhe pa pagesë. E mbështetëm xhirimin e programit “TV Klasa” në RTM si një model risi i mësimdhënies së rregullt në televizion me orar dinamik të orëve dhe leksioneve me mësimdhënës. Tani ueb platforma e re 5+ siguron arsim joformal, përmbajtje për argëtim dhe kohë të kaluar në mënyrë kualitative në hapësirën dixhitale. Ndër të tjerët, faqja e re është e ri-dizajnuar  dhe e ri-brenduar, ka dizajn më të thjeshtë, funksionalitet të përmirësuar dhe përmbajtje të qartë që e bën të thjeshtë për shfrytëzim” – thonë nga Produksioni OHO.

5+ ndër vite u shndërrua në iniciativë arsimore e cila me përmbajtjet dhe prodhimet e tyre, siç janë TV seria “5+ Nikoqirët”, “TV Klasa” dhe aplikimi mobil “Mësojmë përmes lojës”, siguron mbështetje të vazhdueshme në arsimin joformal dhe promovimin e vlerave pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button