Pas Britanisë, edhe Kanadaja filloi vaksinimin me Pfizer-BioNTech (VIDEO)

Pas Britanisë edhe Kanadaja të hënën filloi vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19. Vaksina e parë Pfizer/BioNTech u dha në një shtëpi pleqsh në Toronto, shkruan CNN, njofton Portalb.mk.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, konfirmoi të dielën vonë arritjen e vaksinave.

30,000 dozat e para do të shpërndahen në 14 zona të Kanadasë, ndërsa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë do të kenë prioritet në vaksinim. Shteti i parë në botë që nisi vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit u bë javën e kaluar Britania e Madhe.

Të hënën, edhe SHBA-ja nisi imunizimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Kjo vaksinë, e cila është një bashkëpunim midis gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë, BioNTech, ofron mbrojtje deri në 95%.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës po ashtu me Pfizer/BioNTech.

Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në muajin mars, shkencëtarët kanë thënë se për ta vënë krizën nën kontroll, duhet vaksina.

COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button