fbpx

Apple detyron zhvilluesit të tregojnë se çfarë bëjnë me të dhënat e përdoruesve

Të gjitha aplikacionet në dyqanin e aplikacioneve për Apple, App Store, duhet të tregojnë me më detaje se çfarë të dhënash grumbullojnë dhe për çfarë përdoren, shkruan Pcworld.al.

Nga data 14 Dhjetor zhvilluesit duhet të tregojnë çfarë informacioni grumbullojnë. Megjithatë kompania refuzoi idenë se po përpiqet të ndryshojë praktikat e biznesit.

Pjesë e kësaj rregullore të re janë edhe aplikacionet e Apple. Informacioni i vendndodhjes dhe kontaktit janë dy shembuj sesi zhvilluesit përdorin informacionet e përdoruesve dhe gjurmojnë aktivitetin e tyre.

Informacioni do të shfaqet në krye të aplikacioneve sepse konsiderohet me interes të lartë për përdoruesit. Aplikacionet duhet të tregojnë nëse grumbullojnë të dhënat e përdoruesve të tyre edhe nga uebsajte dhe aplikacione të tjera që përdoruesit shfrytëzojnë.

Në fund nëse përdoruesit nuk ndihet rehat me sasinë e informacionit që një aplikacion ka, mund të vendosin të mos e shkarkojnë atë.

Edhe informacione të tjera si të shëndetit, fitnesit, financave dhe historikut të kërkimit do të jenë subjekt i këtij ndryshimi të ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button