Zbuloni se cilat janë ato pesë gjene “fajtorë” për zhvillimin e formave më të rënda të COVID-19

Studiuesit që studiuan ADN-në në 2 700 pacientë me COVID-19 në 208 reparte të kujdesit intensiv në të gjithë Britaninë e Madhe zbuluan se pesë gjenet e përfshira në proceset molekulare – imuniteti antiviral dhe pneumonia – ishin thelbësore në raste shumë të rënda, shkruan Panacea.mk.

“Rezultatet tona menjëherë treguan se cilat ilaçe duhet të jenë në krye të listës për provat klinike,” tha Kenneth Bailey, këshilltar akademik në kujdesin intensiv në Universitetin e Edinburgut i cili mori pjesë në studim.

Gjenet, të quajtura IFNAR2, TYK2, OAS1, DPP9 dhe CCR2, pjesërisht shpjegojnë pse disa njerëz zhvillojnë formë shumë të rëndë të sëmundjes, ndërsa të tjerët kalojnë me një formë më të lehtë, shtoi ai.

Gjetjet, të botuara në revistën shkencore Nature, duhet të ndihmojnë shkencëtarët të përshpejtojnë kërkimin e ilaçeve të mundshme për COVID-19 përmes provave klinike të barnave antivirale dhe anti-inflamatore.

Midis atyre me potencialin më të madh duhet të jenë frenuesit JAK, të cilët përfshijnë ilaçin kundër artritit barikitinibin, theksoi Baili.

Ekipi i tij gjithashtu zbuloi se rritja e aktivitetit të gjenit INFAR2 mund të krijonte mbrojtje kundër COVID-19, sepse ka të ngjarë të imitojë efektin e terapisë me interferon.

Ilaçe të ndryshme ekzistuese janë duke u hetuar në provat klinike për të parë nëse ato mund të ndihmojnë kundër COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button