Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta dimë se kush ka sulmuar i pari

Mjekët e Mjekësisë Ligjore, Goran Pavllovski dhe Zllatko Jaqevski, sot u deklaruan në Gjykatën Penale të Shkupit për ekspertizën e kryer për rastin e vrasjes së maturantit Angel Petkovski, në maj të vitit 2014-të, ku akuzuar është Naser Eshtrefi. Ata thanë se mbeten në tërësi në qëndrimin e thënë gjatë gjykimit të parë, raporton Portalb.mk.

“Nuk mund të tregojmë se kush i pari ka sulmuar”, ishte përgjigja e ekspertëve në pyetjen e prokurorit Darko Jakimovski, nëse në bazë të gjitha provave materiale mund të konstatohet nëse Naser Eshtrefi e ka sulmuar Angel Petkovskin dhe babain e tij i pari, apo anasjelltas.

Ata thanë se nuk ka dëshmi për ndonjë rrahje paraprake para se të thërret me thikë Angeli, kjo sipas tyre, konfirmohet me atë se te dëshmitari Sasho Petkovski askund nuk është konstatuar ndonjë lëndim trupor.

“Gjatë një situatë të tillë do të kishte ndonjë grisje të bluzave, duke e pasur parasysh se do të bëhej luftë për jetë”, tha Goran Pavllovski.

Sipas ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, nga rasti në fjalë, lëndime trupore te Naser Eshtrefi janë konstatuar, të cilat i janë shkaktuar nga një mjet i fortë, por edhe atë nuk mund ta konstatonin se çfarë ka qenë.

Avokatja mbrojtëse, Ivanka Jakimovska, pyeti, nëse këto lëndime janë marrë nga, ashtu siç ka deklaruar i akuzuari, shkopi i bejsbollit që është gjetur në veturën e babait të Angelit, ekspertët e Mjekësisë Ligjore thanë se nuk mund të jenë prej shkopit të bejsbollit.

“Nuk e dimë se me çfarë mjeti është goditur i akuzuari, në këtë rast nëse ka qenë shkop gome nga ana zyrtarëve të policisë, apo diçka tjetër, por nuk mund të jetë shkop bejsbolli pasi që shenjat e gjakosura në formë të shiritit në trupin e të akuzuarit, tregojnë se mjeti ka qenë i hollë, pra në trashësi prej 0,5 deri në 1,8 milimetër. Nëse do të ishte shkop bejsbolli, atëherë shenjat do të ishin më të trasha dhe më të mëdha”, thanë ekspertët.

Babai i Angelit, në seancën e kaluar tregoi se e ka goditur me shkop Naserin, pasi që sipas tij, ai e ka therur Angelin.

“Në momentin kur e ka ther me thikë Angelin, u mundova të gjej ndonjë mjet që ta godas të akuzuarin që ta largoj prej Angelit. E gjeta atë dru aty në afërsi. Nuk e mbaj mend se sa herë e kam goditur. Pastaj i akuzuari iku nga vendi i ngjarjes, ndërkaq drurin e ktheva në automjet që të mos kthehet prapë dhe të na sulmojë”, tha Petkovski, më 9 dhjetor.

Mbrojtja pohon se mjeti me të cilin babai i Angelit e ka rrahur Naserin, ka qenë dru në formë të drurit të bejsbollit, që tregon se nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, por e ka pasur me vete me qëllim dhe motiv që ta rrahë.

Të pyetur, nëse sipas udhëzimeve të Gjykatës Supreme ka nevojë që të bëhet rikonstruim i ngjarjes, ekspertet e Mjekësisë Ligjore thanë se nuk ka nevojë.

“Mendimi ynë është se nuk duhet të ketë rikonstruim të ngjarjes, pasi që me të njëjtën nuk do të konstatohen fakte, apo momente të reja për ngjarjen”, tha Goran Pavllovski.

Ekspertët e Mjekësisë Ligjore sot treguan në detaje se si ka ndodhur vdekja e Angel Petkovskit.

“Naser Eshtrefi kur e ka goditur Angel Petkovskin e ka pasur thikën në dorën e djathtë, në drejtim të djathtë të trupit të ndjerit. Thika ka qenë me gjatësi rreth 12cm dhe ka shkaktuar plagë prej rreth 14cm, për shkak se goditja ka qenë e fuqishme dhe ka dëmtuar disa organe vitale, si pasojë e të cilave ka humbur jetën. Pra, goditja nuk ka është bërë si pasojë e tundjes së dorës me thikë, por si pasojë e goditjes direkte. Po të mos ishte direkte, do të kishte edhe grisje të robave, apo lëndime tjera në trup”, tha Pavllovski.

Mjekët nuk kanë mundur të gjejnë pika gjaku në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pasi që sipas tyre, gjakderdhja ka qenë e brendshme.

“Gjaku nuk është derdhur menjëherë prej trupit të Angelit, pasi ai ka filluar të shpërndahet njëherë brenda trupit të tij dhe për këtë nuk janë gjetur pika gjaku në vendin ku është therur, por te shkallët e Spitalit të Syve”, shtoi Pavllovski.

Seanca e radhës do të mbahet më 21 dhjetor.

This slideshow requires JavaScript.

Në seancën paraprake, dëshmoi babai i maturantit të ndjerë, në të cilën prokuroria, gjykata dhe mbrojtja i parashtruan pyetje në lidhje me atë se çfarë kishte ndodhur në ditën kritike.  Ai është dëshmitari i vetëm i cili kishte qenë në vendin e ngjarjes, por njëkohësisht edhe pjesëmarrës në përleshjen fizike, në të cilën është rrahur Eshtrefi. Sipas versionit të tij derisa ata kanë qenë duke ndenjur në oborr të shtëpisë në Gjorçe, Eshtrefi ka hyrë në oborrin e tyre i cili ka qenë i rrethuar me gardh të hekur që ta vjedh biçikletën e tyre. Sapo ka hyrë brenda, siç thotë Petkovski, ata e kanë parë, por sipas tij, edhe ai i ka parë.

“E mori biçikletën dhe iku menjëherë, nuk mundën ta kapim, na humbi nëpër një rrugë. Pastaj i mora çelësat e veturës dhe bashkë me Angelin shkuam ta presim te ura e verdhë, gjegjësisht në afërsi të Spitalit të Syve ku ka ndodhur dhe vrasja”, tha Petkovski.

Pas pak, Naseri ka arritur në afërsi të urës, por ai nuk e ka pasur biçikletën me vete.

“Në momentin kur e ka ther me thikë Angelin, u mundova të gjej ndonjë mjet që ta godas të akuzuarin që ta largoj prej Angelit. E gjeta atë dru aty në afërsi. Nuk e mbaj mend se sa herë e kam goditur. Pastaj i akuzuari iku nga vendi i ngjarjes, ndërkaq drurin e ktheva në automjet që të mos kthehet prapë dhe të na sulmojë”, tha Petkovski.

Por, versioni i babait të Angelin është më ndryshe nga versioni i palës mbrojtëse.

Sipas familjarëve të Eshtrefit:

  • Naser Eshtrefi, nuk e ka nxjerrë fare nga oborri biçikletën, pasi që është larguar menjëherë.
  • Nuk ka shkuar dhe nuk ka pasur për qëllim ta vrasë askënd.
  • Nuk ka pasur thikë me vete, por thika ka qenë e Angelit,i cili bashkë me babain e tij kanë shkuar dhe e kanë pritur Naserin para Spitalit të Syve.
  • Babai i Angelit ka qenë me dru në formë të drurit të bejsbollit, që tregon se nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, por e ka pasur me vete me qëllim dhe motiv që ta rrahë
  • Babai i Angelit e ka rrahur Naserin me dru para se ta therë me thikë
  • Angeli me babain e tij, të parët e kanë sulmuar
  • Therja me thikë ka ndodhur në vetëmbrojtje të nevojshme, pasi që në të kundërtën ata do ta mbytnin
  • Vrasja ka ndodhur në afekt/moment, s’ka pasur qëllim për një gjë të tillë.

Në seancën e parë, përfaqësuesi i akuzës, Darko Jakimovski dhe avokati mbrojtës, i thanë fjalët hyrëse, të cilat, i përsëritën sikur në gjykimin e parë – organi i përndjekjes vazhdon ta akuzojë sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Shkrimet e Portalb.mk në mënyrë kronologjike, për rastin në fjalë:

  1. 09.12.2020, seanca e gjyqësore 2: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  2. 04.12.2020, seanca gjyqësore 1: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  3. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  4. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  5. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  6. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  7. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  8. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  9. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  10. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  11. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  12. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  13. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  14. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  15. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  16. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  17. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  18. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  19. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button