Kompania turke “Aselsan” dhe “Zhikol” do të punojnë në pagesën elektronike të taksës rrugore në Korridorin 8 dhe Milladinoc-Shtip

Korsorciumi turko-maqedonas i përbërë nga kompania “Aselsan” nga Ankaraja dhe “Zhikol” nga Strumica e kanë fituar tenderin për instalim të pagesës elektronike të taksës rrugore në pjesët e autostradës përgjatë Korridorit 8, si dhe në autostradat Milladinoi-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, thuhet në në rezultatet nga tenderi ndërkombëtar të publikuar nga BERZH-i. Marrëveshja me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore duhet të nënshkruhet në fund të dhjetorit dhe afati i fundit për realizim të projektit është 24 muaj, shkruan Meta, njofton Portalb.

Turqit zbatuan pagesën elektronike të taksës rrugore me kartelat M-Tag dhe M-Smart edhe në Korridorin 10, dhe në të ardhmen ata do të kenë detyrën identike në stacionet pagesore “Milladinoc”, “Gllumovë”, “Zhelinë”, “Tetovë” dhe “Gostivar” të Korridorit 8. Njëkohësisht, me marrëveshjen me vlerë thuajse 12.5 milionë euro, do të duhet të ndërtohen stacionet pagesore “Kadrifakovë” dhe “Preod “në magjistralen Milladinoc-Shtip, si dhe “Arbinovë” në magjistralen Kërçovë-Ohër. Fondet për këtë projekt janë siguruar përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Pagesa elektronike e taksave rrugore filloi në fillim të korrikut të vitit 2019, por vetëm në Korridorin 10. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore tashmë kanë theksuar që kartat ekzistuese elektronike dhe etiketat mund të përdoren në të ardhmen për të paguar këtë tarifë në të gjitha stacionet e pagesave në Vendi. Me fillimin e përdorimit të pajisjeve elektronike, qytetarët në të gjitha seksionet e autostradave do të mund të marrin zbritje prej 2 deri në 7 përqind në çmimet e taksave, varësisht nga sasia e rimbushjes në kartën M-Tag dhe M-Smart.

Që nga fillimi i përdorimit të arkëtimit elektronik të kësaj pagese deri në fund të shtatorit të këtij viti, gati 20.000 karta M-Tag dhe M-Smart u janë shitur shoferëve në vend. Vetëm në periudhën korrik-shtator të vitit 2020,është realizuar qarkullim  nga shitja e pajisjeve elektronike dhe rimbushjet e tyre është realizuar qarkullim në vlerë prej 709.730 euro. Gjatë kësaj periudhe, janë shitur gjithsej 1.863 pajisje elektronike, ose individualisht 1.280 M-Smart kartela dhe 583 M-Tag pajisje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button