RMV, Spitali modular për pacientët me Kovid po ndërtohet në Tetovë

Objekt montues në të cilin do të vendosen të sëmurë nga Kovid-19 do të ndërtohet edhe në Tetovë, paralajmëruan sot nga Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës pas takimit të mbajtur. Kryetarja e komunës Teuta Arifi kërkoi kujdes nga qytetarët me qëllim që të zvogëlohet numri i të hospitalizuarve, njofton Portalb.

“Autoritetet shëndetësore gjithashtu informuar se këtyre ditëve ka filluar ndërtimi i spitalit modular për Kovid-19, që është një nga 17 qendrat e këtilla që do të ndërtohen në të gjitha qytetet e vendit. Paraprakisht, Komuna e Tetovës ka siguruar të gjitha dokumentacionet dhe pëlqimet e nevojshme urbanistike për ndërtim të këtij objekti në kuadër të Qendrës Klinike në Tetovë. Sipas parashikimeve të autoriteteve shëndetësore ndërkombëtare dhe atyre në vend, lufta me pandeminë e Kovid-19 do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, andaj kërkojmë nga qytetarët që në kohën që vjen të tregohen akoma më të kujdeshëm dhe të ndërgjegjshëm duke respektuar të gjitha masat dhe protokolet mbrojtëse, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi pas takimit.

Nga Spitali klinik për “Fokus”-in kanë informuar se për momentin ka 12 vende të lira për pranim të personave pozitiv me Kovid.

“ka 43 persona të hospitalizuar. Prej tyre, 34 janë në mbështetje oksigjeni dhe me komorbiditete tjera. Ka 12 vende të lira, informkiu dr. Gëzim Nuredini, koordinator i Kovid-qendrës.

Sipas të dhënave të Shtabilt tëkrizës pranë Komunës së Tetovës numri i rasteve aktive në Tetobë dhe pesë komunat e rrethinës është 984.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button