RMV, në tetor janë ndarë 270 leje për ndërtimin e objekteve me vlerë rreth 4 miliardë denarë

Në muajin tetor sivjet janë shpërndarë më pak leje për ndërtim në Maqedoninë e Veriut, ashtu që gjithsej janë dorëzuar 270 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 4,804,250,000 denarëve, transmeton Portalb.mk.

“Në tetor të vitit 2020 janë dhënë 270 leje të ndërtimit, që është për 12.3% më pak se muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Më shumë se gjysma e lejeve, 172 leje janë dhënë për ndërtime të larta, 30 për ndërtime të ulta, ndërsa 68 për objekte të rekonstruktuara. Në këto objekte planifikohet ndërtimi i 729 banesave.

“Sipas lejeve të dhëna të ndërtimit, vlera e paraparë e objekteve është 3 804 250 mijë denarë, që është për 1.2% më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, sqarojnë nga Enti.

Në bazë të lejeve të ndërtimit, objektet pritet të ndërtohen në gjithsej 65 888 metra katrorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button