Dua të bindi publikun se vaksina është e sigurt, deklaroi e vaksinuara e parë kundër Kovid-19 në SHBA

Vaksinimi në SHBA filloi sot në qytetin e Nju Jorkut ku u vaksinua Sandra Lindsey, e cila në pandemi e luftoi virusin Kovid-19 si një nga punonjëse shëndetësore në Qendrën Mjekësorë Hebraike.

Lindsay theksoi se nuk ndjej ndonjë gjë ndryshe nga marrja e një vaksine tjetër, raporton VOA, duke sqaruar se se virtualisht prezent ishte edhe guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Suomo.

“Ndjehem me shpresë sot e lehtësuar. Më duket sikur ka filluar shërimi. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme në historinë tonë. Dua që t’i përçoj bindjen publikun se vaksina është e sigurt”, deklaroi Lindsay.

Në lidhje me vaksinimin e parë ka reaguar edhe presidenti në largim i SHBA-së, Donald Trump.

“Vaksina e parë e administruar. Urime SHBA! Urime botë!”, deklaroi Trump në Twitter.

Ndryshe, anëtarët e lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump do të jenë ndër njerëzit e parë që do të vaksinohen kundër koronavirusit në SHBA, thonë zyrtarët. Të paketuara në kontenierë në temperatura tepër të ftohta, vaksinat kundër koronavirusit u nisën me kamionë nga një fabrikë në Kalamazu të Miçiganit në orët e para të së dielës drejt pikave të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button