RMV, morën mbi 5 milionë denarë nga Qeveria dhe nuk i kanë paguar rrogat e punëtorëve, DAP paralajmëroi hetime

Në Maqedoninë e Veriut 961 613 984 denarë janë shpenzuar për të mbështetur kompanitë për të paguar rrogën e muajit tetor për 61,556 të punësuar, transmeton Portalb.mk.

“Për muajin tetor janë dorëzuar 13,819 kërkesa të 12,598 sipërmarrësve dhe janë paguar 961,613,984 denarë për 61,556 të punësuar”, raportoi Sanja Llukarevska, drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike (DAP).

Llukarevska sqaroi se 179 pronarë nuk kanë paguar rrogat e punëtorëve edhe pse kanë pranuar rreth 5,271,771 denarë për të paguar 338 të punësuar. Këto kompani janë kryesisht nga Shkupi (52), Tetova (41) dhe Gostivari (15), nga tregtia me shumicë (40), gastronomia (23) dhe transporti (12).  Llukarevska paralajmëroi se lista e kompanive që kanë kryer një keqpërdorim të tillë do të dorëzohet te Sekretari gjeneral në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë dorëzuar në Prokurori.

Raportohet se në muajin prill, maj dhe qershor të këtij viti, përkundër mbështetjes financiar, 55 pronarë nuk kanë paguar rrogat e muajit prill, 48 në maj dhe 82 në qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button