RMV, rreth 600 mijë turistë më pak ka pasur sivjet në vend

Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i turistëve për 65.1% në muajin tetor në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti kemi ulje të numrit të përgjithshëm të turistëve për 60.8% në krahasim me vitin e kaluar, derisa ato vendor për 20% dhe 84.2% turistët e huaj.

“Numri i turistëve në muajin tetor 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është ulur për 65.1%%, ndërsa numri i netëve të kaluara për 59.7%. Numri i turistëve vendor në tetor të vitit 2020, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, është ulur për 11.4%, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 87.4%”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave në RMV.

Më së shumti turistë në muajin tetor janë regjistruar nga Serbia (1304), Shqipëria (1159) dhe Turqia (1107). Në muajin tetor në vend janë regjistruar 33,929 turistë të cilët kanë kaluar 80,612 netë.

“Numri i netëve të kaluara te turistët vendor është ulur për 14.0%, ndërsa numri i netëve të kaluara të turistëve të huaj është ulur për 84.8%”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar se në periudhën janar-tetor sivjet ka numri i netëve të kaluara për turistët është ulur për 47.2%, te vendorët 14.1%, ndërsa te të huajt 84.1%.

Maqedonia e Veriut në periudhën janar-tetor në vitin e kaluar u regjistruan 1,059,037 turistë, ndërsa sivjet në periudhën e njëjtë vetëm 414,824 turistë.

Ndryshe, në vitin 2019 në muajin gusht në Maqedoninë e Veriut u regjistruar 216 321 turistë, ndërsa sivjet në muajin gusht janë regjistruar gjithsej 133 704 turist. Në këtë periudhe sivjet pati rritje të numrit të turistëve vendor, pasi vitin e kaluar ishin regjistruar 116 189 turistë vendor, ndërsa sivjet 126 509 turistë vendor.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button