Librat sipas Kembrixh: Si VMRO-DPMNE e nisi, ndërsa LSDM e vazhdoi gënjeshtrën me librat që peshon30 milionë euro

Fëmijët nga Maqedonia, asnjëherë nuk kanë mësuar nga librat e njëjtë sikur moshatarët e tyre në Mbretërinë e Madhe. Reforma e madhe arsimore e quajtur Kembrixh programi ka qenë i zbatuar vetëm në Gana dhe disa fshatra të Indisë. Qendra ndërkombëtare e provimeve “Kembrixh” për ILG konfirmoi që asnjë herë nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e librave në Maqedoni. Qeveria e VMRO-DPMNE -së vendosi status monopoli në botimin e librave “sipas Kembrixhit”, kurse qeveria e LSDM-së e ka vazhduar programin për të cilin veç më e ka ditur se është problematik. Të dy qeveritë bashkërisht kanë lejuar të derdhen 30 milionë euro para shtetërore për eksperiment arsimor në vetëm dy firma, shkruan rrjeti  rrjeti hulumtues IRL Maqedoni.

Në vitin 2013, qeveria e atëhershme e udhëhequr nga kryetari i VMRO-DPMNE -së Nikolla Gruevski, e paralajmëroi reformën më radikale në historinë e arsimit në Maqedoni. Premtohen programe moderne arsimore që do t’u mundësojnë fëmijëve në Maqedoni të mësojnë prej librave me cilësi dhe më tepër punë praktike, ose ngjashëm sikur edhe moshatarët e tyre në Britani të Madhe. Ndërsa, Qeveria do të sqarojë që rezultatet nga programi i ri janë autentike dhe i njëjti tani më aplikohet në 160 vende në botë. Ministri i atëhershëm për arsim, Spiro Ristovski do të thotë që edhe këta libra përdoren në 171 shkolla në Londër.

Programi Kembrixh do të fillojë me premtimin që fëmijët e Maqedonisë do të fitojnë mundësi të barabarta për avancim në shkencat natyrore dhe teknike. Për ta realizuar këtë, Qeveria do ta angazhojë Qendrën ndërkombëtare për provime “Kembrixh”. Ky institucion privat, në fakt, e shet programin e vet mësimor “Kembrixh” dhe ka staf të trajnuar për ta zbatuar dhe për ta adaptuar në bashkëpunim me autoritetet lokale, si dhe t’i adaptojë dhe përgatitë ndryshimet në libra sipas Kembrixhit. Shërbimet që i ofrojnë janë unikate dhe angazhimi i tyre është garancia e vetme që sistemi arsimor po reformohet sipas programit Kembrixh. Paralelisht, ata menaxhojnë edhe me shtëpinë botuese Kembrixh Universiti Pres që i ofron shërbimet për adaptim të librave.

Në Maqedoni, me librat Kembrixh në arsim fillorë, mësimi nisi të mbahet në vitin 2014. Në vitin 2016 u paralajmëruan libra Kembrixh edhe për lëndë të caktuara në arsim të mesëm. Atëherë filluan edhe kundërshtimet e para. Gjithnjë e më tepër mësimdhënës dhe ekspertë nga akademia filluan ta sulmojnë procesin e programit të ri mësimor dhe librat. Mësimdhënësit ishin të pakënaqur nga shpejtësia me të cilën zbatohej programi dhe nga cilësia e librave.

Mirëpo, librat botoheshin dhe tani më shtatë vite fëmijët në Maqedoni mësojnë shkencat natyrore nga këta libra. Librat i botojnë dy kompani Ars Llamina dhe Arbëria.

Librat e Kembrixhit
Librat e Kembrixhit

Informatat që i siguroi ILG hedhin dritë të re mbi të ashtuquajturin programi Kembrixh sipas të cilit botohen pjesë të librave në Maqedoni.

Instituti Kembrixh deklaron që asnjëherë nuk ka zhvilluar libra në Maqedoni për shkak se Qeveria i ka dashur librat shpejtë.

Nxënësit në Maqedoni, në anën tjetër, nuk kanë mësuar nga librat e përgatitur sipas programit Kembrixh. Instituti ka qenë i angazhuar për zhvillim të programit, mirëpo kur ka ardhur radha për librat, ata nuk kanë qenë të angazhuar pasi janë përgjigjur që nevojitet më tepër kohë se vetëm disa muaj për t’u prodhuar libra me cilësi. Këtë e ka ditur edhe pushteti i mëparshëm, ndërsa e ka ditur edhe ky.

Kryetari i komisionit të tyre partiak për arsim, Petar Atanasov që në vitin 2014 do ta paralajmërojë opinionin se programi Kembrixh është paravan për krim financiar në të cilin të involvuar janë Qeveria dhe dy firma. Atanasov atëherë qartë e thekson që nuk ka projekt Kembrixh në arsim, por ka biznes-skandal, që peshon 12 milionë euro.

Sipas tij, programi Kembrixh ka qenë vetëm marrëveshje e rëndomtë komerciale ndërmjet Ministrisë për arsim dhe shkencë me një shtëpi botuese nga Britania e Madhe ose firmë-dhënës shërbimesh.

Këta libra i kanë fituar notat më të ulëta nga Komisioni profesional për vlerësim të cilësisë së librave mësimor. Kryetari i atij komisioni, profesori Risto Mallçeski, për Laboratorin hulumtues të gazetarisë zbulon se Maqedonia ka qenë një nga vendet e para që e kanë aplikuar programin e ri arsimor, që deri atëherë ka qenë i aplikuar vetëm në Gana dhe në disa fshatra në Indi.

Mallçeski siguron që institucioni që i ka aprovuar librat mësimor nga Kembrixh për Maqedoninë, nuk ka qenë i licencuar për aprovim të programeve të tilla dhe që atëherë si Komision recensues për librat e matematikës ka pasur presione shumë të mëdha për t’u zgjedhur librat mësimorë nga Kembrixh, të cilët nga komisioni kanë fituar notën 1 ose 2.

Cilësia ka qenë vendimtare, ndërsa komisioni është përcaktuar të zgjedhen libra mësimorë nota e të cilëve ka qenë tre dhe katër. Librat e zgjedhur kanë qenë nga shtëpia botuese Nellson e cila për një kohë të shkurtë është blerë nga një shtëpi tjetër botuese. Mallçeski pohon që librat nga të cilët sot mësohet janë krejtësisht ndryshe nga librat në vitin 2014.

 

Libra
Foto ilustrim

“Këta libra sikur i kanë adaptuar persona të cilët nuk kanë as njohuri elementare matematikore” deklaronte që në vitin 2014 Mallçeski, me shkresë të hapur për opinionin.

Sipas tij, librat që tani përdoren në Maqedoni janë krejtësisht ndryshe nga ato në vitin 2014.

“Librat nuk janë cilësor, ndërsa nga cilësia e tyre e dobët fillimisht do të shihen pasojat” –  thotë Mallçeski.

Nga Ars Llamina thonë që akuzat se marrin pjesë në projekt mashtrues janë vetëm spekulime që përsëriten me vite dhe pohojnë që librat e tyre për matematikë, shkencat natyrore dhe kimi janë të bazuar në botimet origjinale nga shtëpitë e huaja botuese me renome dhe janë krejtësisht në pajtim me programin mësimor për lëndët përkatëse, ndërsa vërtetim për atë kanë pikërisht nga Qendra ndërkombëtare për provime Kembrixh.

“Të gjithë këta libra kanë kaluar nëpër procesin e rreptë shumëmujor për aprovim nga ana e këtij institucioni” – pohojnë nga Ars Llamina.

Ata sqarojnë që librat që përdoren në sistemin tonë arsimor janë përkthim dhe adaptim profesional i veprave origjinale të Oksford Univerziti Pres në të cilat bën pjesë edhe Nellson edhe Pirson Edukejshën, që paraprakisht kanë qenë të aprovuar nga ana e Qendrës ndërkombëtare për provime Kembrixh.

Për akuzat në opinion ngjashëm ka reaguar edhe shtëpia tjetër botuese Arbëria, prej nga thonë se bëhet fjalë për “gjueti të shtrigave” që po zgjatë tepër kohë. Ata pohojnë që në gjithë këtë storje nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi kanë krijuar libra të mirë si rezultat i punës dhe mundit të madh të ekipeve të formuara nga intelektualë, të cilët kanë bërë përkthim dhe adaptim të mirë.

“Ne i jemi përgjigjur nevojës, arritëm të krijojmë prodhim cilësor”, – thonë nga Arbëria.

Edhe përkrah pohimit të Ars Llamina që librat e tyre janë të aprovuar nga Qendra ndërkombëtare për provime Kembrixh, nga ky institucion me renome për ILG e theksojnë krejtësisht të kundërtën.

“Puna jonë në Republikën e Maqedonisë asnjëherë nuk ka nënkuptuar zhvillim të librave dhe ne nuk jemi përgjegjës për përkthimin apo adaptimin e tyre”, thonë në shkresën e tyre Qendra ndërkombëtare për provime Kembrixh për ILG.

Përveç asaj, ata në vitin 2016 e kanë paralajmëruar qeverinë për zgjedhjen e librave dhe për instalimin e shpejtë të programit, që kërkon kohë dhe përgatitje e zbatim.

Shkresa nga QNPK është publikuar nga ministrja e mëparshme për arsim Renata Deskoska, e cila parandaloi zgjerim të kësaj reforme edhe në arsim të mesëm.

Prej atje shtojnë edhe që nuk kanë aspak pjesëmarrje në zbatimin e programeve mësimore në vend që nga viti 2017 dhe për atë shkak nuk mund ta komentojnë më tepër progresin e programit.

Kjo donë të thotë që në gjashtë vitet e kaluara janë shpenzuar shuma marramendëse parash nga buxheti për blerje të librave, në zhvillimin e të cilëve asnjëherë nuk ka qenë e inkuadruar Qendra ndërkombëtare për provime Kembrixh.

VMRO filloi, LSDM vazhdoi t’i mbushë llogaritë e Arbëria dhe Ars Llamina

Nga viti 2014, e deri tani Arbëria dhe Ars Llamina ngelin shtëpitë e vetme botuese që posedojnë marrëveshje ekskluzive për botim dhe adaptim të librave sipas programit mësimor “Kembrixh”. Për gjashtë vite, në llogaritë e tyre nga Ministria për arsim dhe shkencë janë transferuar rreth 30 milionë euro në emër të botimit të të ashtuquajturve libratë aprovuar Kembrixh.

Arbëria Design Tetovë është shoqëri për prodhim marketing, dizajn, qarkullim dhe shërbime. Është themeluar në vitin 1998, ndërsa pronar i saj është Hasim Hamzai, në pronësinë e të cilit është edhe firma MISTER X. Sipas raportit të parashtruar në Entin shtetëror për auditim, Arbëria është një nga donatorët e BDI-së siç është Universiteti shtetëror në Tetovë, Komuna Tetovë, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, Sekretariati për zbatim të marrëveshjes kornizë dhe tjerë. Të ardhurat e saj më të mëdha vijnë nga MASH. Gjashtë vitet e kaluara, nga përkthimi dhe adaptimi i librave, Arbëria ka inkasuar 11,488,723.18 euro.

Ars Llamina SHPK Shkup është shoqëri për shërbime grafike dhe tregti, ndërsa e themeluar në vitin 2006. Sipas dokumenteve nga Regjistri qendror, drejtor i saj është Goan Cërvenkovski, ndërsa pronarë janë Sllobodan Gollubovski dhe Darko Fidanovski. Në pronësi të tyre është edhe firma Suprema Import Eksport. Pjesë e anëtarëve të familjes Fidanovski, lidhen edhe me firma tjera sikur AKONTO Shpkpv, FG auto sistem Shpkpv dhe Ars Llamina Edukacija Shpkpv. Mirëpo, fitimi i tyre më i madh vjen pikërisht nga botimi dhe adaptimi i librave “Kembrixh”. Gjashtë vitet e fundit, Ars Llamina nga MASH ka fituar 18,456,022.25 euro.

Atanasov mbetet në qëndrimin që Kembrixhi, është projekti më i pacipë në arsim për shkak se broshurat janë inkasuar tepër shtrenjtë. Ai vlerëson se çdo ekspert mund ta vërejë dallimin në çmimin tregtar të librave prej 100 faqeve dhe “Kembrixh broshurave” me nga 30 faqe që kushtojnë rreth 800 denarë.

“Ministrat tonë të ri blenë “program” sipas të cilit botonin dhe përkthenin libra të cilat i arkëtonin mirë me të drejta ekskluzive në dy shtëpi të rëndomta për botim”, thotë Atanasov.

Monopolizimi ligjor i biznesit me libra të rremë Kembrixh

Librat në vendin tonë me ndihmë të ndryshimeve ligjore adaptohen dhe botohen vetëm nga dy shtëpi botuese Arbëria dhe Ars Llamina. Këto dy firma në afat prej gjashtë muajve kanë fituar 30 milionë euro para shtetërore.

Qeveria e VMRO-DPMNE -së ka dhënë status monopoli për botim të librave “sipas Kembrixh”, ndërsa qeveria e LSDM-së e vazhdoi programin për të cilin e kanë ditur që është problematik. Të dy qeveritë bashkërisht kanë lejuar të shpenzohen 30 milionë euro para shtetërore për eksperiment arsimor në vetëm dy firma.

Një nga ndryshimet ligjore kyçe është ai nga viti 2013 kur qeveria për librat e huaj do të lejojë vetëm nga një libër, në vend që, siç deri atëherë ka pasur mundësi të aprovohen deri tre libra nga shtëpi të ndryshme botuese. Në ligj, në mënyrë të prerë është përcaktuar që librat duhet të jenë sipas programit Kembrixh, megjithëse Kembrixh instituti asnjëherë nuk i ka adaptuar librat në Maqedoni për shkak të mospajtimeve me vizionet joreale të pushtetit të kaluar që i ka dashur librat brenda natës.

Ndryshimet në ligj për librat, në vitin 2013,deri kur për programe të caktuara mësimore janë aprovuar nga tre libra, prej atëherë për lëndët mësimore për të cilat përdoren libra të adaptuar mund të aprovohet vetëm një libër, krijuan pozitë monopoli të dy shtëpive botuese në treg.

Zgjidhja e këtillë ligjore, sipas profesorit Mallçeski, e kufizon të drejtën për autorë të lirë, ndërsa tërë procedura është nën menaxhim të vetëm disa individëve dhe nuk mund të fitohet konkurrencë e shëndetshme.

“Librat ndryshohen, ndërsa shtëpitë botuese e shfrytëzojnë të drejtën e njëjtë ekskluzive shtatë vjet. Problemi është monopoli i fituar në mënyrë të paligjshme” – thotë Mallçeski

Nga Ministria për arsim dhe shkencë thonë që në pajtim me Ligjin për libra mësimor, këto dy shtëpi botuese kanë konkurruar dhe kanë fituar leje për përdorim të librave të matematikës dhe shkencave natyrore.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ilustrim - administrata Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ilustrim – administrata
Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

“Në pajtim me ligjin, në përdorim është vetëm një libër për çdo lëndë dhe për ato shkaqe nënshkruhen marrëveshjet me ato dy shtëpi botuese” – thonë nga MASH.

Nga kompanitë thonë që kjo është e ligjshme. Ndërsa procesi për t’u fituar e drejtë ekskluzive mbi ndonjë produkt as nuk ka qenë e lehtë, e lëre më me çmim të ulët.

“Kompania e vendit fiton të drejtë ekskluzive mbi ndonjë produkt nga ndonjë kompani e huaj nëpërmjet një sërë kërkesash, negociatash, kontrollesh dhe procedura tjera”, thonë nga Arbëria.

Për t’iu dhënë fund kontroverzave rreth instalimit të programit të ri Kembrixh dhe librave në arsim fillor, në Ministrinë për arsim tani më është formuar grup punues, që zhvillon koncept për “ndryshim të plotë dhe rrënjësor të materialeve mësimore”.

“Nevoja për instalim të sistemit tërësisht të ri mësimor është rezultat i reaksioneve të vazhdueshme nga opinioni, prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit për cilësinë e dobët të librave”, thonë nga ministria e arsimit për ILG.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button