RMV, prej sonte në mesnatë, benzinat shtrenjtohen për 0,50 dhe 1 denar

Komisioni Rregullator për Energjetikë i Maqedonisë së Veriut sot miratoi vendim për shtrenjtim të çmimeve të derivateve të naftës për 0,87 për qind në krahasim me çmimet aktuale. Sipas këtij vendimi, prej sonte në mesnatë Eurosuper BS-95, dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohen për gjysmë denari, ndërsa Eurosuper BS-98 për një denarë, transmeton Portalb.mk.

Nga mesnata Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 60 denarëve për litër, dizeli me çmim prej 53.50 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 53.50 denarë për litër, kurse çmimi i ri i Eurosuper BS-98 do të jetë 62.00 denarë/litër.

Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS zvogëlohet për 0.081 den/kg, në mënyrë që në shtatë ditët e ardhshme të shitet me një çmim prej 28.287 den/kg.

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës është për shkak të rritjes së çmimit të benzinës në tregjet botërore.

Çmimet e reja të derivateve të naftës do të vlejnë në shtatë ditët e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button