Kanë rënë serverët e Google-it, nuk funksionojnë as Youtube dhe Gmail-i

Aplikacionet e Google-it, duke përfshirë YouTube-in dhe Gmail-in, kanë rënë sot në shumë vende evropiane dhe në pjesën tjetër të botës, për shkak të një defekti të madh që ka goditur serverat e kompanisë, shkruan BBC, njofton Portalb.mk.
“Jemi të vetëdijshëm për problemet me të cilat përballen një numër i madh i përdoruesve tanë”, njoftoi google Google.
Shkaku i ndërprerjes është i paqartë.
Sidoqoftë, përdoruesit mund të kenë qasje në ueb-faqen e modelit incognito ose “modalitetin e fshehtë”, i cili nuk ruan aktivitetet apo historinë e përdoruesve.