Metodologjia e re e BE-së për zgjerim: në vend të një procesi kredibil, gjithnjë e më pak besim

Jovana Maroviq

Stimulin e shumëpritur dhe shumë të nevojshëm në politikën e zgjerimit të BE që duhej ta sillte metodologjia e re është ende “në pritje”. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë të njohur me elementet dhe kornizat konkrete që duhet të plotësojnë dhe formësojnë qasjen e re në praktikë, ndërsa përparësia aktuale e politikës në lidhje me vendimmarrjen bazuar në parimin e meritës në nivelin e BE-së rrit Euro-skepticizmin në rajon.

Politika e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor ka pasur shumë ngritje dhe rënie në vetëm në tre vitet e fundit, ndërsa gjërat pozitive në këtë qasje janë kryesisht prezantimi i dokumenteve dhe kornizave të reja që janë të mira në nivelin parimor, por pa rezultate konkrete në praktikë, ose të paktën jo në kushtet e përshpejtimit të ndjeshëm të reformave dhe forcimit të demokracisë. Le të kujtojmë strategjinë për perspektivë të besueshme të zgjerimit dhe angazhimin e përforcuar të BE-së në Ballkanin Perëndimor nga viti 2018, i cili deri më tani, më tepër i ka shërbyer analistëve të procesit sesa BE-së për të ngritur instrumente konkrete për ta forcuar sundimin e ligjit.

Një tjetër kornizë e tillë është metodologjia e re e politikës së zgjerimit e prezantuar në shkurt, e cila duhet të sigurojë proces “më të besueshëm të pranimit, dinamikë dhe të parashikueshëm” të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Metodologjia e re, ndër të tjera, parashikon një përqendrim edhe më të fortë në reformat themelore, kushte të rreptësuara për anëtarësim, përmes përkufizimit të të ashtuquajturave “harta të rrugëve” për sundimin e të drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën e administratës publike, në vend të planeve të deritanishme të veprimit, me një rol më të madh për vendet anëtare të BE-së në proces. Risi është grupimi i kapitujve të mëparshëm negociues në të ashtuquajturit gjashtë klasterë dhe vendosjen e shpërblimeve dhe sanksioneve në përputhje me rezultatet në forcimin e sundimit të së drejtës ose mungesën e të njëjtës.

Do të duhej të zbatohet metodologji e re në negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por atë e kanë pranuar edhe Mali i Zi edhe Serbia, pavarësisht nga fakti se procesi i negociatave për anëtarësimin e plotë filloi sipas metodologjisë së vjetër. Në praktikë, megjithatë, gati asnjë vit më vonë, ende nuk janë shpallur kornizat negociuese për vendet që presin të hapin negociatat e pranimit dhe nuk ka asnjë tregues që metodologjia e re do të përshtatet me vendet që tashmë janë duke negociuar.

Sundimi i ligjit në Ballkanin Perëndimor: Instrumente të vjetra – rregulla të reja

Duke pasur parasysh gjendjen e sundimit të së drejtës dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor, mund të thuhet se politika kushtëzuese aktuale siguron një bazë të kënaqshme për konsolidimin e tyre demokratik. BE-ja duhet të azhurnojë vazhdimisht këtë kornizë duke e lidhur dhe përmirësuar me instrumentet në dispozicion. Përveç sajimit të instrumenteve të reja, BE-ja ka përdorur tashmë instrumente të caktuara në disa vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat, përmes mësimeve të nxjerra, duhet të zbatohen në të gjithë rajonin.

Me këtë në mendje, rrjeti Politikon është pjesë e projektit “Forcimi i shtetit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor: Instrumente të vjetra – rregulla të reja “, i cili zbatohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës dhe në partneritet me Qendrën për Politikë Bashkëkohore, në shtator organizoi fokus grupe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë me qëllim të monitorimit të mundësisë për zbatimin e raportit të Priebes, i ashtuquajtur “non-paper” dhe “vetting proces” në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtu do të nxjerrim konkluzione dhe udhëzime kryesore në lidhje me raportin dhe “non-paper”-at e Priebes.

Burimi: faktor.mk
Burimi: faktor.mk

Instrumente të fuqishme të cilat duhet përdorur si “mekanizëm paralajmërues”

Komisioni Evropian iu përgjigj skandalit “përgjimi” në Maqedoninë e Veriut në vitin 2015, formoi një grup ekspertësh të pavarur të sundimit të së drejtës për të kryer një analizë të shpejtë të situatës dhe për të bërë rekomandime për zgjidhjen e problemeve që ekzistonin ose lindën për shkak të përgjimit të komunikimeve të shumta. Grupi drejtohej nga avokati gjerman Dr. Reinhard Priebe, i cili tashmë ishte njohur me situatën në vend, si dhe dinamikën rajonale nga mandati i tij i mëparshëm pesë-vjeçar në Drejtorinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Suksesi i raportit të përgatitur nga ky grup bazohet në:

Rritjen e ndërgjegjes për problemet

Raporti i Priebe rriti ndërgjegjen e publikut për dimensionet dhe thellësinë e problemeve me të cilat përballet Maqedonia e Veriut. Përqasja e transferimit të përgjegjësive nga Komisioni Evropian te një grup i pavarur ekspertësh, në mënyrë që grupi të ketë lirinë për të raportuar për gjithçka pa “lustrimin” e zakonshëm teknik dhe politik të gjuhës, ishte i suksesshëm.

Gjithë përfshirje

Raporti i grupit është gjithëpërfshirës dhe përfshin të gjithë aktorët relevantë siç janë institucionet shtetërore, agjencitë e pavarura dhe subjekte të tjera shtetërore dhe jo-shtetërore, të cilat përfundimisht do të bëhen adresa për rekomandimet detyruese që janë formuluar.

Koncizitet

Gjuha e përdorur në raport është e thjeshtë dhe nuk lë hapësirë për keqinterpretim të vendimmarrësve.

Përcaktimi i prioriteteve

Raporti identifikoi qartë prioritetet në fushat kryesore që kishin nevojë për reformë, të cilat lindën nga një numër i madh bisedash dhe komunikimesh të përgjuara në mënyrë të paligjshme.

Ndikimi

Raporti i grupit ngriti debat në shoqërinë në të cilën morën pjesë të gjithë aktorët përkatës, shtetërorë dhe jo-shtetërorë, dhe i inkurajoi ata të ndërmarrin veprime të caktuara.

Për shkak të gjitha të lartpërmendurave, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile pajtohen se ky instrument është jashtëzakonisht i dobishëm, por që ai nuk duhet të zëvendësojë ose të bëhet një raport i rregullt i progresit, në mënyrë që të shmanget dualizmi dhe mbivendosja në raportim. Raporte të tilla duhet të përdoren nëse shteti mbetet prapa në reformat në një fushë të caktuar ose nëse zbulohen elemente të caktuara të kapjes së shtetit, përkatësisht, institucioneve. Pastaj duhet të përgatitet një raport dhe të organizohet një grup/mision si ai i kryesuar nga Reinhard Priebe. Raporte të tilla duhet të përgatiten në rastet kur kërkohen analiza dhe diagnostikime të thelluara, si dhe për fushat kyçe në një kohë të caktuar. Në këtë mënyrë, dhe me rekomandime konkrete, do të ishte e lehtë ta lidhësh atë me politikës e shpallur të shpërblimit dhe sanksionimit.

Nga ana tjetër, raportet gjashtëmujore mbi situatën në Kapitujt 23, Drejtësia dhe të Drejtat Themelore dhe 24, Drejtësia, Liria dhe Siguria, të cilat Komisioni Evropian aktualisht po i përgatit vetëm për Malin e Zi dhe Serbinë, duhet të shërbejnë si një paralajmërim periodik i vonesave të përmbushjes së prioriteteve dhe rekomandimeve. Në atë kuptim, intonacioni i vetë raportit nuk do të duhej të ishte i ashpër, por udhëzues.

Nga niveli teknik në atë politik – a ka aktualisht besim në politikën e zgjerimit?

Nëse perspektiva e anëtarësimit të plotë bazohet në merita, a ka BE besueshmëri nëse rezultatet e arritura në fazën e integrimit nuk shoqërohen me një kalim nga një fazë e integrimit në tjetrën? Nëse BE nuk e ka përmbushur premtimin e saj një ose më shumë) herë, a është inkurajuese kjo për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor? Përgjigja është e qartë dhe sigurisht jo e mirë për zgjerimin, por edhe për reformat në vendet ku autoritetet jodemokratike përdorin status quo-në për ta konsoliduar më tej pushtetin e tyre. Duhet të kihet parasysh se procesi ka vazhduar për një kohë të gjatë, veçanërisht në Malin e Zi, i cili po negocion për anëtarësim që nga 2012, dhe nuk ka pasqyrë të qartë se ku çon dhe nëse perspektiva e anëtarësimit është e sigurt. Për momentin, edhe situata e shkaktuar nga virusi corona nuk i ndihmon arsyet për përshpejtimin e integrimit, sepse pritet që BE të përqendrohet më shumë në rimëkëmbjen ekonomike të Unionit dhe rajonit.

Si të përmirësojmë politikën e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor?

Duke marrë parasysh të gjitha ato që janë thënë deri më tani, BE-ja duhet:

  • Të parandalojë përparësinë e politikës mbi vendimmarrjen bazuar në parimin e meritës në BE;
  • Procesi bazohet në prioritetet e sakta dhe specifike vjetore në fushën e sundimit të së drejtës dhe përmbushja e tyre duhet të jetë baza për një politikë shpërblimi dhe sanksionimi. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përshtaten në të njëjtën kornizë, e cila potencialisht duhet t’i lërë më shumë hapësirë BE-së për të përcaktuar përparësitë dhe kërkesat më të qarta dhe për të kontrolluar në mënyrë rigoroze përmbushjen e tyre. Shumëllojshmëria e sfidave të sundimit të së drejtës kërkon një larmi të përgjigjeve efektive. Prandaj, kërkesat për secilin nga shtetet duhet të jenë “më të matshme”. Me kërkesa më specifike, shtetet mund të përgjigjen më saktë dhe të azhurnojnë masat e tyre në bazë vjetore për t’i përmbushur ato kërkesa;
  • Po përdor instrumentet që tashmë i ka aplikuar në disa vende dhe i përshtat ato me vendet e tjera të rajonit përmes mësimeve të nxjerra, të cilat do të ndihmonin në zbatimin e parimeve të reja të zgjerimit në mënyrë adekuate dhe përshpejtimin e në vetë procesit të reformës.

Burimi: Respublika

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button