RMV, 1331 pacientë të hospitalizuar si pasojë e koronavirusit, 170 shtretër të lirë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për korona virus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1331 dhe ka rreth 170 shtretër, njofton Portalb.mk.
Minisria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit në kovid-qendrat e Shkupit, janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. 505 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për KOVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.
Në 24 orët e kaluara në qendrat kovid të spitaleve të vendit, është raportuar se kurohen 826 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.
Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore pacientët e hospitalizuar sipas qyteteve janë si vijon:
  • 75 në  Manastir
  • 63 në Shtip
  • 43 në Tetovë
  • 52 në Veles,
  • 108 në Kumanovë
  • 100 në Ohër
  • 106 në Prilep
  • 58 në Gostivar
  • 38 në Struga 
  • 72 në Strumicë
  • 15 në Koçan
  • 10 në Kërçovë
  • 56 në Kavadar
  • 19 në Gjevgjeli dhe
  • 11 në Dibër
Gjatë ditës, bëhen lëshim të pacientëve të shëruar, thonë nga ministria, me ç’rast do të lirohen shtretër shtesë.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizim me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej.

Përdryshe dje në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me korona virus gjithsej 613 persona, kurse betejën me virusin e humbën 25 persona, ndërsa u shëruan 688 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button