Zaev: 100 ditë “me” dhe “për” qytetarët – kemi bërë hap serioz, krijuam imazh të liderit në rajon

“Edhe për skaj pandemisë kemi siguruar zgjedhje të lira dhe korrekte dhe krijuam mundësi që edhe njëherë qytetarët të na japin besim, a ne të sigurojmë zhvillim të shtetit, integrimit evropian dhe menaxhim me pandeminë. Zgjedhjet janë vendimi i vetëm i drejtë. U tregua se ishin të gabueshme vlerësimet se zgjedhjet nuk do të jenë të sigurta. Opozita në fakt dëshironte ta bllokojë punën”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp me rastin e 100 ditëve të para të qeverisjes, njofton Portalb.mk.

“Me krenari flasim se në këto 100 ditë ishim këtu “me” dhe “për” qytetarët, tërësisht të përkushtuar në kujdes, përgjegjësi dhe siguri. U tregua se vendimi për zgjedhje në kohë të pandemisë ishte i drejtë”, tha Zaev.

Kemi institucione të fuqishme, tha Zaev, falë përkushtimit tonë, që me efikasitet punojmë për tejkalimin e krizës së kovidit.

“Kemi bërë riorganizim të institucioneve me qëllim që ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve, kemi siguruar përkushtim të tërësishëm në të gjithë sektorët për tejkalim të suksesshëm të pandemisë dhe problemeve të cilat i bart ajo me vete”, deklaroi Zaev.

Vazhdimisht rritet numri i furnizimit të testeve për testim të shpejtë të popullatës, shtoi Zaev.

“Kemi siguruar mbi 25 mijë rroga për tremujorin e fundit të këtij viti”, shtoi Zaev.

Në 100 ditët e para, tha Zaev, janë nënshkruar marrëveshje me subjekte ekonomike me vlerë prej 56 milionë eurove, dhe plotësisht 25 milionë euro.

“Mbështesim edhe subjekte ekonomike të cilat në kushte të pandemisë filluan aktivitete investuese”, tha Zaev dhe theksoi se fokusi kryesor i buxhetit të ri është investimi në shëndetësi dhe arsim.

Kryeministri informoi për projektet e fushës së energjetikës, por edhe për investimet e reja, nga ndërtimi i kyçësve të gazit nëpërmjet Greqisë, të cilat do të jenë me rëndësi strategjike edhe për tërë rajonin, dhe deri te zëvendësimi i energjisë në disa kapacitete të caktuara me derivate ekologjike.

Zaev theksoi se vijon lufta për projekte ekologjike e qëllim të sigurimit të mjedis jetësor më të shëndetshëm – nga modernizimi i komunikacionit publik në Shkup, deri te procedura e filluar për Vodno si mjedis i mbrojtur. Gjithashtu informoi se po rriten gjobat për ndotësit dhe po rritet numri i shërbimeve inspektuese.

Po bëjmë hap serioz, tha Zaev, në krijimin e imazhit të vendit tonë si lider në rajon, në lidhje me energjinë e pastër nga burimet e rinovueshme të energjisë.

“Në 100 ditët e para të Qeverisë ka arritur edhe raporti pozitiv nga Komisioni Evropian, në të cilin theksohet se ky pushtet ekzekutiv e ka filluar transformimin dhe se po shkojmë sipas rrugës evropiane. Drejtësia bëhet e qasshme për të gjithë në mënyrë të barabartë, me zvogëlim të harxhimeve”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button