RMV, nesër përfundon afati për përdorimin e vauçerëve të turizmit vendor

Nesër-15 dhjetor, përfundon afati për përdorimin e vauçerëve për turizëm. Duke përfshirë ditën e sotme janë përdorur 61,648 kupona për turizëm vendor nga gjithsej 100,336 kupona të dërguara në email adresa të vlefshme, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë, transmeton Portalb.mk.

“Platforma “Pushime në vend” përmes së cilës u realizua masa e vauçerëve për turizëm vendor do të mbyllet për realizimin e kësaj mase më 15.12. 2020″, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Vizitorët që përdorin vauçer për turizëm vendor, thonë më tej nga ministria, do të duhet të lajmërohen nga kapacitetet e akomodimit jo më vonë se nesër- 15.12. 2020.

“Hotelierët që kanë mysafirë që përdorin vauçerë të turizmit do të duhet të dorëzojnë fatura pagese në Ministrinë e Ekonomisë më së voni deri më 18.12.2020, pas së cilës fondet nga kuponët e përdorur do të paguhen deri në fund të vitit”, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Me masën e vauçerëve për turizëm vendas në vlerë prej 6,000 denarëve që është pjesë e Pakos së tretë të masave të Qeverisë për përballje me pasojat e shkaktuara nga pandemia, 117,531 kupona për turizëm vendas u janë shpërndarë të gjithë punonjësve të cilët në periudhën janar – prill 2020 nuk kanë realizuar të ardhura më shumë se  60,000 denarë nga paga neto dhe shtesat e pagave sipas të dhënave nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Kuponat për turizëm janë përdorur në objektet vendore turistike që janë regjistruar në platformën “Pushime në vend”.

Vauçerët me vlerë prej 6.000 denarë, u janë ndarë personave me të ardhura deri në maksimum 15.000 denarë në muaj.

Platforma “Pushime në vend” zyrtarisht ishte promovuar në qershor të këtij viti nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e atëhershme e Financave Nina Angelovska. Paraprakisht ishte theksuar se të gjitha kapacitetet turistike të cilat duan të jenë pjesë e kësaj mase qeveritare dhe të gjenden në Platformën, duhet të regjistrohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button