RMV, regjistrimi i popullsisë sot para deputetëve në Kuvend

Kuvendi sot ka caktuar seancën e 25-të, ku në rend dite është edhe propozim ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut me flamur evropian. Regjistrimi duhet të fillojë më 1 prill të vitit të ardhshëm ndërsa do ta zbatojë Enti Shtetëror për Statistikë, duke u mbështetur nga ministria e mbrojtjes, drejtësisë, punë e politikë sociale dhe ministria e punëve të jashtme. Pritet që të dhënat të jenë gati për gjashtë muaj, shkruan Portalb.mk. 

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, javën e kaluar tha se regjistrimi do të jetë me metodë të kombinuar, përkatësisht për dallim nga vitet e kaluara, do të ketë pyetësor elektronik dhe do të ketë komunikim me baza prej ku do të merren të dhënat në mënyrë automatike dhe do të plotësohen nga terreni.

Shpenzimet e parapara për realizimin e gjithë procesit të regjistrimi janë 522.751.000 denarë. Për personat fizikë që do të shkaktojnë parregullsi në kundërshtim me udhëzimet për Regjistrimin e popullsisë do të ketë dënim prej 200 deri 300 euro.

Rajonet për regjistrim: Berova (Berova dhe Pehçeva), Dellçeva (Dellçeva dhe Makedonska kamenica), Vinica, Kriva Pallanka, Kratova, Probishtip, Sveti Nikolla, Radovish, Negotina, Gjevgjelia, Vallandova, Koçani, Strumica, Novo Sella, Shtipi, Kavadari, Velesi, Prilepi, Manastiri, Resnja, Ohri, Struga, Dibra, Demir Hisari, Krusheva, Makedonski Brod, Kërçova, Gostivari (Gostiari, Vrapçsihta, Mavrova dhe Rostusha), Tetova (Tetova, Bogovina), Tearca (Tearca dhe Jegunovci), Zhelina (Bërvenica, Zhelina), Aerodromi, Buteli, Kisella Voda, Çairi, Gjorçe Petrovi, Saraji, Karposhi, Qendra, Studeniçani, Shuto Orizari, Gazi Baba, Ilindeni (Ilindeni, Haraçina, Petroveci), Kumanoca dhe Likova.

Propozim-ligji për regjistrimin e popullsisë ka kaluar në seancën e 29-të të Komisionin për legjislaturë të mbajtur më 10 dhjetor, ku kanë votuar 8 anëtarë “për” dhe një “i përmbajtur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button