Boksieri Lulzim Ismaili: Punoni dhe jepni maksimumin sepse jam i bindur se do të arrini sukses

Që para 10 vitesh fillova të merrem me boks sepse ishte i vetmi sport që më harxhonte energjinë që e kisha si fëmijë dhe që atëherë kam arritur të kem shumë eksperienca si një ndër sportistët më të dalluar në Maqedoninë e Veriut duke marrë pjesë dhe në turne të ndryshme evropiane dhe ndërkombëtare theksoi boksieri Lulzim Ismaili në intervistën e tij për Portalb. Ai ka arritur të korrë shumë fitore dhe shpreson të arrijë majat në këtë fushë duke marrë ndonjë titull.
Edhe pse sipas tij sporti në RMV nuk vlerësohet sa duhet ai gjithsesi shpreson se me punë do të arrijë atje ku duhet dhe do të ketë sukses. Ndeshja e tij e radhës do të jetë me datë 27-tin e këtij muaji dhe do të mbahet në qytetin e Pejës në Kosovë.

Mesazhi i tij për të rinjtë ishte që të merren me sport dhe të punojnë e të japin maksimumin sepse beson që me punë arrihet sukses. Për më shumë ndiqeni intervistën e tij më poshtë.

Lulzim Ismaili

Prej kur keni filluar të merreni me sportin e boksit dhe pse zgjodhët pikërisht këtë sport?
Me boks kam filluar të merrem që në moshë të re gati 10 vite, zgjodha pikërisht këtë sport sepse mund të them se është i vetmi sport që e harxhonte energjinë që e kisha si fëmijë.

Lulzim Ismaili

Çfarë mund të thoni për eksperiencat e juaja në këtë sport, a keni marrë pjesë nëpër gara botërore apo në vend, si dhe a keni arritur të keni ndonjë fitore?
Sa i përket eksperiencës , po kam shumë sepse isha një ndër sportistët më të dalluar në Maqedoninë e Veriut, ku kam pasur shumë ndeshje nëpër turne të ndryshme evropiane dhe lojëra elementare si dhe turne ndërkombëtare , normal ku kam pasur shumë fitore dhe jam shpallur si boksier më i mirë i turneut.

 

 

Lulzim Ismaili

Këtë muaj ju do të keni një përballje tjetër, ku do të mbahet dhe a mendoni se jeni të përgatitur mjaftueshëm për këtë përballje?
Po me datë 27 të këtij muaji do të jetë ndeshja ime e radhës në boksin profesional në Kosovë më saktësisht në qytetin e Pejës, ndërsa sa i përket përgatitjes jam maksimalisht i përgatitur për këtë përballje ku mendoj se do jetë dhe fitorja e radhës në karrierën time.

 

Lulzim Ismaili

Sipas jush në RMV a vlerësohet sporti i boksit dhe a mendoni se do të arrini më lart sa i përket kësaj sfere?
Mendoj se nuk vlerësohet sa duhet por, me punë dhe me sukseset tona normal se do vjen dita që do i kalojmë të gjitha sfidat dhe mendojmë se shumë shpejt do jemi në top atje ku e ka synimin çdo boksier me ndonjë titull.

 

Lulzim Ismaili

Për të gjithë të rinjtë që do ju interesonte kjo pjesë, a është boksi një sport që ju sjell të ardhura të larta?
Mund t them se është sepse sportisti më i pagur është pikërisht boksier FloydMayweather.

 

 

Lulzim Ismaili

Çfarë mesazhi do ju jepnit të rinjve në këtë intervistë?
Të rinjtë le të merren me sport dhe të punojnë në maksimum e ta japin gjithashtu maksimumin në stërvitje dhe jam i bindur se me punë do arrihet suksesi.

 

Në vazhdim ju mund të ndiqni një video ku shfaqet një pjesë e njërës prej ndeshjeve të Lulzimit.

Ndërkaq më poshtë mund të lexoni dhe intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button